Para disa ditësh, Fethullah Gyleni ka dhënë një intervistë, ku i është përgjigjur pyetjeve të agjensisë së shtypit ruse, “Regnum”. Ai iu përgjigj disa pyetjeve lidhur me trysninë që qeveria turke është duke ushtruar mbi vetë atë dhe ndjekësit e tij, marrëdhëniet Turqi-Rusi, si dhe për ccështjet e rrëzimit të avionit luftarak rus dhe atë të vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Karlov.
Ja cilat ishin pyetjet e drejtuara prej drejtorit të informacionit të kësaj medieje, Modest Kolarov, dhe përgjigjet e mendimtarit turk:
M. Kolarov: I nderuar, zoti Gylen, pavarësisht grafikut të punës shumë të ngjeshur dhe mungesës së kushteve shëndetësore, më duhet t’ju shpreh se ju jam shumë mirënjohës që pranuat t’u përgjigjeshit pyetjeve tona në këtë intervistë të shkurtër…
1) Ju vijoni të jeni vazhdimisht në qendër të bisedimeve që zhvillohen në ccdo takim dypalësh mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qeveria turke kërkon me ccdo kusht ekstradimin tuaj. A jeni ju i shqetësuar nga një ekstradim i tillë i mundshëm? Kush është arsyeja që qeveria turke këmbëngul kaq shumë për ju?
Përgjigje: Për sa i përket ccështjes së ekstradimit tim, personalisht nuk kam kurrfarë shqetësimi. Unë jam duke jetuar ditët e fundit që më kanë mbetur nga jeta, si të vdes këtu, si të vdes tjetërkund. Kurrë nuk kam pasur ndonjë mendim a pritmëri tjetër vecc fitimit të jetës së përtejme dhe të pëlqimit të Allahut (xh.sh.). U bënë gati njëzet vjet që jetoj këtu. Deri më tani nuk kam parë asgjë tjetër veccse një sjellje prej xhentilmenësh, si nga fqinjët e mi në këtë rrethinë të vogël, ashtu nga përfaqësuesit e institucioneve. Ndaj, nuk kam menduar kurrë që të largohem drejt ndonjë vendi tjetër. Për sa i përket kërkesës së Turqisë për ekstradim, mendoj se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë atë që parashikon ligji dhe marrëveshjet e ekstradimit që janë në fuqi mes dy vendeve.
Kurse, po të vijmë te pjesa e pyetjes se përse këmbëngul kaq shumë qeveria turke për këtë ccështje, mendimi im personal është se kjo ka të bëjë më tepër me hesape të ndryshme të politikës së brendshme. Për ta grumbulluar të gjithë pushtetin në duart e një njeriu të vetëm, ata kishin nevojë për një dash kurbani, andaj edhe zgjodhën pikërisht këtë lëvizje. Tani po bëjnë cc’të jetë e mundur për t’ia arritur qëllimit me ccdo ccmim. Deri në dhjetor 2013, të gjithë përfaqësuesit kryesorë të partisë në pushtet garonin me njëri-tjetrin që kush e kush të lëshonte sa më shumë lavde për lëvizjen “Hizmet”. Qysh prej vitit 2014 ata kanë bërë një kthim njëqind e tetëdhjetë gradë dhe, me një gjuhë urrejtjeje dhe mllefi, e duke përdorur edhe fuqinë që u jep pushtetit, që si e si ta shtypin këtë lëvizje. Kësisoj, përderisa është thuajse e pamundur që me miliona njerëz të pafajshëm të lëvizjes “Hizmet” të ndryshojnë përnjëherë, ma merr mendja se duhet të jenë ata që janë shndërruar në të kundërtën e tyre. Të gjitha këto sjellje nuk mund t’i mendoj ndryshe, pos si pjesë të një plani politik.
2) Edhe për ccështjet, si ajo e rrëzimit të një avioni rus, apo ajo e vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, z. Karlov, të cilat kanë qenë dy akte që kanë përbërë një pikë kthese në marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Rusisë, flitet se në to ka qenë e përfshirë edhe lëvizja “Hizmet”. Ccfarë përgjigjeje keni ju për këto pretendime?
Pikë së pari, më lejoni që t’i refuzoj prerazi të dyja këto akuza. Sepse ato nuk janë tjetër, përpos disa shpifjeve të ulëta, pa kurrfarë niveli, të cilat nuk e meritojnë një përgjigje. Me rastin e flijimit të ambasadorit rus, z. Karlov, pata publikuar një mesazh në video për të gjithë popullin rus. Edhe sot u shpreh ngushëllimet e mia të gjithëve. Dhe ja ku po e mallkoj edhe njëherë këtë akt barbar. Orvatja e qeverisë së Erdoganit për t’ia faturuar edhe këtë lëvizjes “Hizmet” është thjesht qesharake. Në vend që të investigojnë dobësitë e tyre në marrjen e masave, duke marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e nevojshme, ata po përpiqen që t’ia faturojnë dikujt tjetër faturën e fajita.
Ndërsa, lidhur me ccështjen e rrëzimit të avionit rus, ma merr mendja se në një bashkëbisedim që kam pasur me akademikun rus, profesor Naumkinin, i jam shprehur atij se ky ishte një gabim i madh, pasi marrëdhëniet ruso-turke janë të rëndësishme dhe duhen mbrojtur. Kur ndodhi ajo ngjarje Kryeministri pati dhënë një deklaratë për shtyp ku pohonte se ishte ai vetë që e kishte urdhëruar diccka të atillë. Kurse Presidenti Erdogan qe shprehur se “nëse i shkelni edhe njëherë kufijtë, sërish do t’jua rrëzojmë”. Mandej, kur Rusia mbajti qëndrim, këta, sikur të mos kishin bërë asnjë deklaratë, fajin vendosën që t’ia hidhnin sërish lëvizjes “Hizmet”, të cilën e kishin zgjedhur tashmë si dashin e kurbanit. Ushtria turke është një prej forcave ushtarake më të mëdha në botë, e cila është e njohur për disiplinën e hekurt të saj. Kur bëhet fjalë për rrëzimin e një avioni të një ushtrie tjetër, për diccka të tillë ekzistojnë protokolle dhe zinxhirë komandimi shumë të rreptë, që duhen ndjekur me rigorozitet. Besoj se atë ditë nuk u dol prej kësaj discipline. Si rezultat, dua ta shpreh edhe njëherë që bëhet fjalë për dy pretendime, të cilave nuk mund t’ua vërë veshin asnjë njeri që i ka mendtë në vend.

3) Edhe pse bëhet fjalë për disa arritje të mira në ccështjet e Lindjes së Mesme, ku është e përfshirë edhe Turqia, prapëseprapë ka ende shumë vështirësi. Në mendimin tuaj, si mund të arrihet ndjekja e një rruge paqësore në Lindjen e Mesme dhe veccanërisht në Siri?

Mendimet e mia lidhur me Sirinë ua kam shprehur edhe ministrave të atëhershëm të AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), të cilët patën ardhur për të më vizituar. U pata thënë se Siria duhej mbështetur që të demokratizohej dhe të zhvillohej me vullnetin e lirë të saj, duke marrë të gjithë kohën e nevojshme. Duhej dhënë e gjithë mbështjetja e mundur që Asadi të qëndronte në krye të vendit edhe për një apo dy mandate, duke iu dhënë të gjitha mundësitë materiale dhe jomateriale, në mënyrë që edhe Siria të integrohej në një proces të rregullt modernizimi dhe gjithëpërfshirjeje. Të krijohej një ambient qeverisjeje ku të gjitha grupet që gjenden atje, kurdët, turkmenët, arabët, nusajrinjtë, të krishterët dhe të gjitha grupet e tjera të mund të shprehin problemet dhe të mund të përfaqësojnë vetveten. T’u jepeshin të gjithëve të njëjtat të drejta… Më vjen keq, por nuk u pëlqyen këto mendime dhe, nëse është e mundur të thuhet, më thanë se “nuk janë për mua këto punë”. Me sa duket, ajo që donin të thoshin ishte se nuk mund të ecnin me mendimin e një imami xhamie.
Sot problem është bërë akoma edhe më i ndërlikuar. Në disa pika Rusia ka luajtur një rol kycc në zgjidhjen e problemeve. Këtej e tutje, si Rusia, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të punojnë krah për krah, në mbështetje të njëra-tjetrës, duke arritur një marrëveshje mes tyre për të bërë një tranzicion sa më gjithëpërfshirës, që përqafon të gjithë popullin sirian drejt Sirisë së të nesërmes. Kjo është një domosdoshmëri.
Ajo që thashë për Sirinë, me disa ndryshime të vogla, është e vlefshme për ccdo shtet të rajonit. Këto shtete, në të cilat jetojnë popuj që nuk shkojnë me njëri-tjetrin, e vetmja zgjidhje afatgjatë është që ata të jetojnë në një system gjithëpërfshirës, ku të drejtën e fjalës e kanë të gjithë dhe ata të kenë mundësinë e të ndjerit të përfaqësuar, qytetarët e të cilëve do t’i kenë të garantuara të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, pa bërë dallime të bazuara te feja, apo identiteti kombëtar.