Piktura e njohur si “Gruaja me beretë dhe fustan me kubëza” është prezantuar tashmë në prag të ankandit të madh.
Një kryevepër e piktorit të madh spanjoll, Pablo Picasso do të dalë në shitje për herë të parë në një ankand të shtëpisë Sotheby’s në Londër. Piktura e njohur si “Gruaja me beretë dhe fustan me kubëza” është prezantuar tashmë në prag të ankandit të madh. Dhe vepra e Picassos pritet që të jetë oferta kryesore e këtij ankandi dhe pritet të shitet miliona dollarë.
James Mackie, drejtor i departamentit për impresionizëm dhe art modern në shtëpinë e ankandeve e përshkoi këtë vepër si kryeveprën më të madhe të vitit 1937 të krijuar në kohën shumë të rëndësishme të zhvillimit të artistit.
Edhe një vepër tjetër e Picassos, “Le Matador” po ashtu është në shitje në këtë ankand dhe pritet të shitet deri në 18 milionë funta.