Flakadanët e Janarit, busull e ndritur drejt luftës së armatosur çlirimtare!

Shkruar nga Mehmet Musaj, Gjermani

Muaji janar qe eshte muaji  me i ftohte dhe me i eger  i dimerit, kur bora mbulon me te bardhe fusha e male,lendina e pullaze te shtepive anekand atdheut  te stervuajtur, ka edhe ditet e tij te zeza kur bijte me te mire te Atdheut,kapedanet tane te vertete,derdhen gjakun e tyre fisnik, te vrare nga dora barbare e armiqve shekullore te kombit tone.

Ata na vrane vellezerit e motrat tona, gjenerale,udherrefyes e stratege lufte.Na i vrane udheheqesit me kryesore qe me luften,mundin,e aftesite gjigande qe kishin, nuk e benin gjumin gjume per nje Shqiperi te te gjithe shqiptareve.Na i vrane naten vone, tines ,pas shpine, ashtu sic e kane zakon,armiqte shekullore e te perbetuar kunder kombit tone,armiqte serbomalazeze  te ndihmuar nga bashkepunetoret,qe ishin,per  fat te keq ,shqiptare bastarde qe kshin tradhetuar Atdheun e tyre duke ju sherbyer  armiqeve te tij.

Me 23 janar 1916 ne Podgorice ata vrane, ne pabesi, gjeneralin e lavdishem, Isa Boletini, me 8-te bashkluftetaret e tij,nder te cilet edhe Misin Niman Bala, nga Isniqi,qe ishte truproja i gjeneral  Boletinit.

Me 17 janar 1982 ,ne fshatin Untergrupenbah, ne Gjermani,ata vrane Jusuf Gervallen,Kadri Zeken dhe Bardhosh Gervallen.

Me 11 janar ,ne mes te Prishtines heroike ,ne  Kodren e Trimave ,ne nje lufte te armatosur te pabarabarte ata  vrane Rexhep Malen e Nuhi Berishen dhe plagosen rende shokun e tyre Kadri Osmanin.

Me 31 janar 1997 ,ne Pestove na e vrane Zahir Pajaziti,Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu.

Me 28 janar 1999 ne Bishtazhin, na e vrane Meme  dhe Pren Lleshi.

Me 29 janar 1999 ,ne Rugove te Hasit u vrane 16 luftare lirie ne mesin e tyre edhe Emrush Çaush Çetaj.

Per keto aresye  ky muaj i bardhe i vitit mund te quhet  Janari i Zi per kombin tone.

Sot  me 11 janar , para 35 vjeteve, ne vitin 1984, rane per te mos vdekur kurre Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ne mes te Prishtines,si dy dragoj me arme ne dore, kunder forcave te pabarabarta armike,kunder policise dhe ushtrise,se Nikolla Lubiçiçit,Mehmet Maliqit,Fadil Hoxhes,Kole Shirokes, Azem Vllasit,Isa Mustafes e Rrahman Morines.

Rane dy udheheqesit kryesore te Levizjes Revolucionare Shqiptare te kohes ,dy pishtare,  dy stratege e dy organizatore kryesore te ceshtjes shqiptare ne gjysmen e Shqiperise natyrale te okupuar nga serbosllavia.Krismat e pushkeve te Rexhep Males e Nuhi Berishes ,ne ate nate te vone mes 10 dhe 11 janarit 1984 ishin  kushtrimi me i madh  qe trokiti ne ndergjegjen e cdo shqiptari e shqiptareje te ndershem, ne te gjitha trojet shqiptare te okupuara nga serbosllavia,se armiku yne shekullor,armiku yne gjakatar dhe gjakpires mund te debohej nga trojet tona vetem permes grykes se pushkes.

Krisma e atyre pushkeve ishte nje kushtrim per te gjithe me nje mesazh te qarte se  lufta per clirimin  dhe bashkimin  e atdheut ishte e vetmja rruge e drejte,per te gjithe shqiptaret,qofte edhe me cmimin e jetes, sepse ne luften clirimtare nuk do te humbim asgje perpos prangave te roberise.

Renia e shokeve tane Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha ishte humbje e madhe per gjysmen e Shqiperise se roberuar ,ne pergjithesi, e per radhet e organizuara, ne vecanti.

Mund te themi pa asnje drojtje se kthimi i Rexhep Males ne Maj te vitit 1983, ne radhet e luftes clirimtare ,pas vuajtjes  se 8  vjet  burg dhe pa u cmallur fare  me familjen e tij dhe bashkimi i menjehershem i tij me shoket e levizjes ilegale sidomos me, Nuhi Berishen,EnverTopallin,Avdulla Rrustollin,Ramiz Ismailin e Rasim Malokun dhe shoket e tyre, nje pjese  e te cileve akoma  jetojne sot,ishte suksesi me i madh,dhe ngritja e zhvillimi me i larte ndonjehere i levizjes revolucionare shqiptare ne te gjitha trevat ku jetonin shqiptaret ,kunder regjimit te Tito-Kardel-Rankoviçit dhe kolaboracionisteve shqiptare.

Nga 17 Shkurti deri me 15 Maj,1982 u be  Bashkimi i te gjitha grupeve ilegale ne nje subjekt te vetem qe quhej:“Levizja per Republiken Socialiste Shqiptare ne Jugosllavi“.

Organi  i kesaje Levizjeje “Zeri i Kosoves” botoi   citatet  e Jusuf Gervalles dhe te kadri Zekes ne ballinen e  gazetes.

Ne fillim citohej thenia e Jusuf Gervalles:“ Ne  balle te ketij populli dhe  te kembet e ketij populli flijimi dhe vdekja  pere realizimin e aspiratave te tij,do te na vije si perjetimi me i bukur dhe me fisnik gjate tere jetes dhe,s’do te kete force qe te na ndale ne rrugen tone te ndriteshme“.

Me pas vijonte thenia e Kadri Zekes:”Levizja revolucionare e popullit tone nuk eshte e vetmuar.Ajo ben pjese ne procesin e gjere te levizjeve revolucionare boterore qe po e trondisin nga themelet boten e vjeter borgjeze dhe po i hap dyret botes se re liridashese .

Me pas vijonte  komunikata e shkrirjes se te  gjitha organizatave  ne nje te vetme.Ne  programin e organizates ,ne piken 3,theksohej:

”L.R.S.SH.ja do te luftoje per formimin e Republikes Socialiste Shqiptare ne Jugosllavi,ne te cilen duhet te perfshihen te gjithe territoret etnike shqiptare,dhe per realizimin e ketij qellimi do te sherbehet me te gjitha mjetet qe lejon etika revolucionare, duke u nisur nga bindja politike e gjer tek revolucioni i armatosur, po qe se e kerkon nevoja!”

Pranvera e  e vitit 1981,ishte nje pranvere me ngjarje e zhvillime te medha. Torturat dhe gjaku qe u derdh, sidomos rrugeve te Kosoves ,si dhe burgosja thuajse e te gjitha grupeve ilegale te asaj kohe,denimet drakoniane, deri ne 20 vite burg dhe torturat me cnjerzore neper zyrat e sigurimit shteteror ndaj ndergjegjes,intelektualeve, dhe pjeses me vitale te popullit,kerkonin nje reagim dinjitoz e te fuqishem. Rexhep Mala e Nuhi Berisha shtruan detyra te ngutshme e te domosdoshme per shtrirjen e radheve te organizuara me djem e vasha qe ishin  te gatshem te sakrifikonin edhe  jeten e tyre per te arritur qellimin e clirimit dhe ribashkimit  te trojeve arberore!

Nga ky aktivitet i dendur,i celikte dhe i shendoshe,nuk kishte komune ne Atdheun tone te roberuar qe nuk kishte baze  te Levizjes clirimtare te ketyre dy viganeve te shqiptarise.

Sigurimi shteterore jugosllav,me ushtri e polici,u detyrua te ndermarre hapa per likuidimin dhe vrasjen  e tyre,por si cdo here para aktit te krimit ata perpiqeshin te corodisnin mendjet e njerezve te thjeshte me propaganden e tyre .Per te justifikuar vrasjet e tyre cnjerezore,ata i benin thirrje popullit te mos shqetesohej nese degjonin te shtena armesh sepse ne Prishtine ishin grumbulluar disa hajdute qe duheshin eleminuar.

Sigurimi i shtetit duke e njohur mire karakterin ,dhe qendresen e Rexhep Males ,ngase per 8 vite e kishin torturuar dhe izoluar ne burgun e Idrizoves,ishte i sigurte se Rexhep Mala nuk do te binte i gjalle ne dore dhe se ai dhe shoket e tij do te pergjigjeshin flake per flake ndaj veprimeve te tyre. Per kete aresye,ata, krahas policise speciale nga e tere Jugosllavia kishin lajmruar dhe ushtrine, garnizonin Marshall Tito, qe te ishte ne gjendje gadishmerie.

Prishtina u shpall  shtetrrethim,nga 9 janari,kontrollohej cdo hyrje e dalje nga qyteti,arrestoheshin njerz te pafajshem duke patur frike qe po u bashkohen trimave ne lufte.

Ne keto rrethana, ne mesin e nates te 10 dhe fillimit te 11 janarit filloi nje lufte e rrepte dhe e pa barabarte ndermjet, mbi 300-deri 500 police e ushtare serb se bashku me kolaboratoret e tyre, ne njeren ane dhe kreshnikeve te shqiptarise Rexhep Mala e Nuhi Berisha ne anen tjeter.Ata e thyen rrethimin e pare,duke e paguar 100 fish veten e tyre.Kur iu mbaruan fisheket e fundit, qe te dy  filluan kengen ”Per memedhene ,per memedhene vraponi burra…..se mjaft kemi prite…”

Pra  sot, para 35 vjeteve ,ne Prishtinen e Shqiperise Natyrale rane ne fushen e nderit, ashtu si ra Shaban Polluzha,e Ndue Perlleshi, edhe Rexhep Mala e Nuhi Berisha, balle perballe me forcat cetnike,per ceshtjen e madhe e te shenjte te Atdheut.

Pushka e Rexhep Males dhe Nuhi Berishes ishte ze kushtrimi e frymezimi per vellezerit e tyre te armeve qe do shperthejne si vullkan ,si Adem e Hamez Jasharin,Sali Cekun,Luan Haradinaj,Zahir Pajazitin,Edmond Hoxhen,Zef Lleshin e te bijt e tij,per Gani e Xhafer Balen e per qindra e mijera djem e vasha qe u rreshtuan me nje trimeri te pashoqe ne radhet e Ushtrise sone Clirimtare per te kulmuar me clirimin edhe te nje pjese te Shqiperise Natyrale, Kosoves.

Akti dhe trimeria,lufta e armatosur,dhe beteja ne Kodren e Trimave ,qe zhvilluan Rexhep Mala e Nuhi berisha me 11 janar 1984 kerkojne  nje studim te thelle ,nga gjeneralet qe ka Atdheu sot e shkencetar ,dhe besoj se do te mbetet nje faqe  e ndritur ne historine tone si lufta me e sukseseshme e armatosur,pas luftes se Drenices te udhehequr nga Shaban Polluzha e  luftes  se Ushtrise sone Clirimtare,ne gjysmen e dyte te shekullit qe shkoi.

Kjo ngjarje trimerie dhe heroike, eshte nje  amanet dhe nje shembull  per brezat qe vijne,se si duhet te lindesh dhe te biesh per Atdhe.

Lavdi  gjithe deshmoreve te Atdheut

Lavdi per jete e mot  jetes,vepres dhe luftes heroike te tepavdekshmeve

Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rrofte perjete Shqiperia natyrale!!

-Per Limit. al , nga Gjermania, Janar 2019-

 

Isa Boletini dhe Jusuf Gërvalla