Luigi Radice
Legjenda e futbollit italian Luigi Radice ka vdekur në moshën 83-vjeçare, i cili e udhëhoqi Torinon në fitimin e titullit të Serie A-së në vitin 1976.
Radice fitoi tre herë titullin e Serie A-së me Milanin si lojtar dhe ka qenë pjesë e kuqezinjve kur triumfuan për herë të parë në Kupën e Evropës në vitin 1963, që tani njihet se Liga e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Radice ka qenë trajner po ashtu i Fiorentinës, Bolognas dhe Interit.