Argjentina – mikpritësja e varfër e samitit të G20-s

Mikpritësja e samitit të G20-s, Argjentina është në krizë të thellë ekonomike. Deficiti buxhetor rritet pandalur. Inflacioni është rritur në 20 për qind. Gjithnjë e më shumë argjentinas jetojnë nën nivelin e varfërisë.

G20-Gipfel in Argentinien - Proteste (picture-alliance/dpa/N. Villalobos)

Mikpritësja e samitit të G20-ës, Argjentina është në një krizë të thellë ekonomike. Deficiti buxhetor rritet pandalur. Inflacioni është rritur në 20 për qind. Gjithnjë e më shumë argjentinas jetojnë nën nivelin e varfërisë. Makinat e “Industrias Klammer” nuk kanë prodhuar asgjë për vite me radhë. Por jo se janë të prishura, por sepse nuk ka njeri për t’i vënë në veprim. Tridhjetë vite më parë, një çift gjerman e themeloi turnin në San Martín, në periferi të Buenos Aires. Në kohë të mira kompania kishte deri në 12 punonjës, tani ka mbetur vetëm një. „Një pjesë të madhe të punës sonë e merr përsipër tani për ne edhe Kina, “Kina tani po merr përsipër shumë punë, kështu që shërbimet vijnë nga jashtë, janë më të lira dhe ata kanë kushte më të mira se ne”, thotë themeluesi 70-vjeçar Juan Beck. Të ardhurat e tij dhe gruas së tij, Gertrud arrijnë edhe pas disa dekadave të punës vetëm pagën minimale. Kështu, familja vështirë se mund të mbijetojë. „Në vend të blerjes së rrobave të reja, ne tani mbajmë ato të vjetra “, thotë Gertrud,” nipit tim ia arnojmë po qe nevoja edhe ndonjë të çarë në gju në pantallona.”

Juan Beck (DW/O. Harms)

Juan Beck

Gjithnjë e më pak biznese të vogla

Fati i trishtë i “Industrias Klammer” ndikon gjithashtu edhe në familjet e ish-punonjësve. Eduardo Garcías iu ndërpre puna pas 28 vjetësh. Në moshën 55-vjeçare, ai e ka të vështirë për t’u punësuar diku. Si shumë argjentinas ai tani mund të mbijetojë vetëm si vozitës i tramvajëve. “Jo vetëm kjo, por edhe qeveria e mëparshme ka vepruar kundër industrisë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që deri më tani kanë ofruar punë për shumicën e njerëzve.” Për shkak të krizës në të cilën ndodhen shumë kompani, Bashkimi Industrial i Argjentinës (UIA) dëshiron të propozojë masa lehtësuese për qeverinë. Gjëja më urgjente është zvogëlimi i barrës tatimore. Tarifat e larta gjithashtu kanë çuar Klammer Industrias pothuajse para shkatërrimit. “Kjo dhe zhvlerësimi i vazhdueshëm i pesos argjentinase të bëjnë që nga puna e bërë njeriu të mos ketë pothuajse asnjë fitim”, tha Juan Beck.

G20-Gipfel in Argentinien Gruppenbild mit Partner (picture-alliance/dpa/G20 Argentina)“Jashtë me FMN-në dhe G20-tën”

Argjentina është në një krizë të thellë ekonomike dhe mbështetet në ndihmën e jashtme: kreditë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore. Kundër kësaj po protestojnë prej disa muajsh mijëra qytetarë, gjithashtu në prag të samitit të G20-tës, i cili po zhvillohet për herë të parë në një vend të Amerikës së Jugut. FMN-ja në shtator ndihmoi Argjentinën me një hua të re prej miliarda dollarësh dhe po ashtu do të luajë një rol të rëndësishëm në samitin e këtij viti.G20-ta fillimisht u krijua për të zgjidhur krizat globale financiare, “por në realitet, takimi nuk ndihmon askënd”, thotë Luciana Ghiotto nga organizata ATTAC Argjentina. Ajo së bashku me organizata të tjera të të drejtave të njeriut protestoi gjatë ditës së parë të samitit të premten (30.11). „Argjentina luan studentin e mirë të FMN-së, por vizita e Christine Lagarde dhe se takimi i G20-s zhvillohet këtu në Buenos Aires, shumë njerëz e shohin si një provokim “.Luciana Ghiotto (DW/O. Harms)

Luciana Ghiotto

Përballë marrëveshjeve të reja ndërkombëtare

Qeveria Macri shpreson se samiti do të sjellë erë dhe vëmendje të re në vend. Marrëveshje të reja, për shembull për eksportin e mishit në SHBA, u nënshkruan disa ditë para samitit. Miguel Braun, sekretar për politikën ekonomike, gjithashtu e sheh samitin si një “mundësi të madhe për turizmin” dhe beson se Argjentina mund të paraqitet si një “ndërmjetës i ndershëm i pozicioneve të ndryshme në një situatë globale shumë komplekse”. Në rrugët e Buenos Aires, nga ana tjetër, pak njerëz besojnë se samiti mund të ndryshojë diçka në lidhje me situatën e tyre. Shpenzimet për takimin vlerësohet të jenë rreth 200 milionë dollarë. „Paratë duhet të investohen në arsim, atje është urgjentisht e nevojshme”, thotë 25-vjeçarja Mariana Arboledas, “Shpresa e vetme është që ky samit të mos përfundojë me një kaos të madh si vitin e kaluar në Hamburg”, thotë ajo.