Nga Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Sytë/vëmendja e kancelarive, Institucioneve, Instituteve, medias dheekspertëve të sigurisë globale janë drejtuar nga Haga (Hollanda), kusot dhe nesër do të zhvillohet Samiti i 34-ërt i Aleancës së Atlantikuttë Veriut. I angazhuar në “forumin e Senior Ekspertëve të NATO-s”, dëshiroj që të ndaj një përmbledhje strategjike mbi mjedisin e sigurisësi dhe “7 pritshmëritë dhe 7 rekomandimet” për 32 vendet anëtare(përfshi RSh) që do të përcillen nga ky Samit Historik:
Pikësëpari, Samitet nuk janë “rutinë e përvitshme” por veçanërishtHaga do të skalitet si një ngjarje madhore pasi do të adresojë një ngaudhëkryqet më kritike të historisë së njerëzimit mbas përfundimit tëLuftës së II-të botërore dhe themelimit të Aleancës (4 Prill 1949).
Në historinë 76 vjeçare të NATO-s, nga gjithësej 34 Samite, vetëm 9 prej tyre janë zhvilluar gjatë luftës së ftohtë. Trefishimi Samitevembas 1990 dhe dyfishimi hartës së zgjerimit (nga 16 ne 32 vende), flasin më fort se të gjitha fjalimet për dinamikën e kërcënimeve në 25 vitet e fundit por dhe e legjetimojnë NATO-n si: “Aleanca mëafatgjatë, më e fuqishme dhe më suksesshme e historisë sënjerëzimit”!
Së dyti, ky Samit do të jetë historik pasi: “mbahet 2 ditë mbas goditjeshistorike së ShBA ndaj bazave bërthamore të regjimit të Teheranit; 3 vjet e gjysëm mbas agresionit neo-Nazist të Rusisë-Putiniste kundërsovranitetit të Ukrainës si dhe në kulmin e përshkallëzimit tëkonfliktit në lindjen e mesme, të cilat kërcënojne më shumë se kurrëmë parë paqen, rendin e sigurisë globale, vlerat e demokracisë dhestatuskuonë gjeopolitike të vendosur mbas luftës së ftohtë”.
Në këtë mjedis të sigurisë, prioriteti Nr.1 i axhendës së Hagës, do tëjetë modernizimi i fuqisë së pakonkurueshme ushtarake, përfshi armëtbërthamore/deterrence: “për shkurajimin dhe shpagimin/hakmarrjenndaj armiqve që guxojnë të kërcënojnë apo sulmojnë Aleancën”. Ndajmbas këtij Samiti, Forcat e Gatishmërisë së Lartë të NATO-s planizohen të arrijnë në mbi gjysëm milion (si asnjëherë në 76-vjet), sidhe do të tre-fishohen kapacitetet e luftimit të Forcace Ajrore dheDetare!
Përsa kërcënimet fatale të “udhëheqësve Supremë”, Putinit, Khamenei, Kim Jong, etj se:“do ti bëjnë gjëmën qytetërimit duke përdorur ArmëtBërthamore”, përgjigja nga Samiti i Hages pritet të jetë e ftohtë por e fortë: “nëse vetëm do të guxojnë, veçmas ose në aleancë, jo vetëm do ndëshkohen në mënyrë shëmbullore nga fuqia ushtarake e USA/NATO/UK/BE por do të damkosen si shtete terroriste dhe krimekundêr njerëzimit”!
Së treti, mbas 1260 ditë/netë luftimesh të përgjakshme në fushëbetejën“jo vetëm për Ukrainën”, por edhe ndaj kredibilitetit, fuqisë ushtarakedhe interesave gjeopolitike të Aleancës, ky Samit, do të skalitet si ndërngjarjet më madhore, pasi krerët e 32 shteteve anëtare, mblidhen për tëdemonstruar: “vullnetin politik, kohezionin e palëkundur si dhevendosmërinë për ta mbështetur Ukrainën dhe Izraelin deri në fitorene luftës kundër të keqes së përbashket, si dhe ndaj njerëzimit”.
Konkretisht, në Hagë, NATO do të konfirmojë mbështetjen e pa-kompromis për Ukrainën: “mbi 500 miliardë € armatime të gjeneratëssë fundit (300 Miliard € nga USA dhe 200 Miliard € nga vendet e tjera, BE, etj”, pasi për Aleancën Euro-atlantike: “nuk ka opsion tjetërpërveçse fitores me çdo çmim të luftës ndaj tiranëve të Kremlinit, Teheranit, dhe çdo diktatori tjetër të dalldisur nga fuqia e mbi-pushtetit”.
Së katërti, do të ri-Konfirmohet “domosdoshmëria kritike për tëmodernizuar industrinë, armatimet, sistemet dhe infrastrukturatushtarake duke rritur deri 5 % buxhetin e mbrojtjes”, në mënyrë qëNATO të mbetet e pathyeshme (dhe vdekjeprurëse) për të garantuarmbrojtjen kolektive (artikulli-5): “ndaj çdo kërcënimi, nga çdo drejtimdhe ndaj cilido armik potencial”.
Kështu, në Hagë do të miratohen projekte me peshë për modernizimine armatimeve, infrastrukturave, sistemeve, mbrojtjen kibernetike, dronëve, inteligjencën artificiale, integrimin e kompanive private sidhe kohezionin e shoqërisë ndaj kërcënimeve të sigurisë në hapësirëneuroatlantike.
Së pesti, mbas zgjerimit me Suedinë dhe Finlanden si kundërpërgjigjee luftës neo-Naziste të Rusisë, në Samit do të ri-konfirmohet “politikae dyerve të hapura” edhe për Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, si dheforcimin e bashkëpunimit me vendet me “status të privilegjuar” me Australinë, Japoninë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Izraelin, etj. Përsa posaçërisht Ukrainën, Sekretari Përgjithshem, Mark Rutte, kapërsëritur se: “mbas fitores së luftës, Ukraina do të jetë vendi 33 iAleancës”, ndërsa pikërisht mbas këtij Samit do të ri-funksionoje“Komiteti NATO – Ukrainë”, ose e thenë më qartë, një hap më afëranëtarësimit.
Së gjashti, 42 muaj luftime të përgjakshme dhe sulmi befasishëm me dronë vërtetuan se Kremlini e ka humbur me turp krenarinë për“paprekshmërinë territoriale si dhe inisiativën strategjike të luftës. Fakt është se përtej dezinformimit, në 3 vjet e 6 muaj luftë, vetëm 19 % e territorit të Ukrainës mban ende nën kontroll”. Po ashtu ka (keq) humbur edhe shpresat për të minuar kohezionin mes ShBA, NATO-s dhe BE-së. Për më tepër, 32 vendet e NATO dhe BE e mirënjohin“rolin jetik të SHBA-ve”, pasi përveç të tjerave, me rreth 1 trilion USD (buxheti-2024) ose 2 herë më shumë se 31 vendet e tjera së bashku, USA mban barrën kryesore të shpenzimeve, fuqisë dhe angazhimeveushtarake te NATO-s.
Si shembull i këtij parneriteti, përmendim se krerët e 27 vendeve tëBE, 7 muaj më parë miratuan një Plan Veprimi (2025-2030) dhepaketë ambicioze kapacitetesh me 500 miliardë € (20 fishin saaktualisht), me qëllim: “ngritjen e një ushtrie të aftë për tu vetë-përballur me kërcënimet jo vetëm nga Rusia”.
Së shtati, Në këtë Samit po adresohet fakti, se paqja, siguria, vleratdemokratike mbeten të kërcënuara jo vetëm nga lufta neo-naziste në Ukrainë por edhe për shkak të demokracisë fasadë, politikanëve dhepushtetarëve të korruptuar si dhe rikthimi i frikshëm i garës sëarmatime në Ballkanin Perëndimor, etj !
Ndërkohë Rusia – Putiniste, e ka humbur edhe betejën për të ndezurnjë front lufte me ekstremistët e tipit Dodik, duke kërcënuar deri “me agresion ushtarak” jo vetëm sovranitetin territorial të Kosovës, poredhe prezencën e KFOR-t si dhe statuskuone dhe interest gjeopolitiketë Aleancës Euroalantike në Ballkan. Prandaj në Samit, pritenmesazhe të qarta mbi domosdoshmërinë kritike për zhvillimin e frymës dhe projekteve yë bashkëjetesës paqësore, Masave tëMirëbesimit Reciprok si dhe të dialogut pa kushte për paqen dheaxhendën e integrimit Euroatlantik edhe të 6 vëndeve të BallkanitPerëndimor.
Në shtesë, Në kapacitetin e “Ekpertit për Sigurinë Kombëtare, Rajonin si dhe kontributeve përfaqësuese në udhëtimin 30 vjeçar tëRSh drejt/pas anëtarësimit në NATO” (1994-2025), po parashtrojreciprokisht edhe 7 rekomandime strategjike për angazhimet e RShnë/përtej këtij Samiti Historik:
1. Parneritet strategjik, kohezion dhe konsensus të pakushtëzuar (krahtë ShBA-ve) për të gjitha vendimmarrjet dhe angazhimet e NATO-s në interes të mbrojtjes kolektive (artikulli 5); mbështetjen “më shumë se modeste” ndaj Ukrainës si dhe rol/vend lider në projektet e bashkëjetesës paqesore, stabilitetit demokratik, interesave gjeopolitikedhe axhendës Euroatlantike në Ballkan.
2. Transformimin e Sistemit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare(SS&MbK), në përputhje me Konceptin e Mbrojtjes Kolektive, duke përditësuar, transformuar dhe modernizuar: “aftësitë operacionale sidhe kulturën e bashkëpunimit mes Institucioneve përgjegjëse për: “mbrojtjen e integritetit territorial të RSh (neni 5); zhvillimin e interesat gjeopolitike të RSh/RK, promovimin e vlerave euro-atlantikesi dhe përmbushjen e detyrimeve për të merituar me dinjitet karrigennë tavolinën e NATO-s”.
3. Rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga 2, në 3 % deri 5 % në 2030, çka nuk është kurrsësi “për ta marrë me të mirë PresidentinTrump apo qokë për Brukselin” por si një domosdoshmëri për tëmodernizuar kapacitetet e Forcave të Armatosura si dhe fuqinëushtarake te RSh në përmbushje të misionit kushtetues.
Angazhimin se do të përmbush përgjegjësitë e vendit pritës (Host Nation), në modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës, mbrojtjenkibernetike, industrinë ushtarake në interes/bashkepunim me ShBA/NATO, etj detyrime që burojnë nga SOFA, protokolli i Parisit, etj marrëveshje që RSh i ka nënshkruar para vitit 2013.
4. Mbështetjen pa kompromis si dhe promovimin e përpjekjeve tëKosovës dhe Bosnje-Hercegovinës për anëtarësim në NATO, duke konfirmuar në Hagë se kjo “qasje mëncur” e zgjeron garancitë e paqessë qëndrueshme në Rajon. Po ashtu, të konfirmohet ambicja për njëroli/vend leader në zhvillimin e projekteve të përbashkëta me Kosovënsi dhe vendet e Ballkanit (përfshi Serbinë) ndaj kërcënimeveasimetrike: “terrorizmi, mbrojtjen kibernetike, krimi i organizuar, emergjencat civile, etj”.
5. Ndërsa aktorët politik si dhe faktorët shtetërorë të Tiranës dhePrishtinës zyrtare do i këshilloja që: “humbja e luftës, kolapsiekonomik si dhe diskreditimi ndërkombëtar që e pret Rusinë – Putiniste si dhe shtetet dhe organizatat terroriste mbas luftës, mbartinrrethana të favorshme (jo dhuratë) gjeopolitike në dobi të faktorizimittë RSh/RK në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha(ShBA/NATO/BE), për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat kombëtarenë Rajon, Mesdhe, etj”.
6. Reformat për modernizimin SS&MbK kanë domosdoshmëri përgjithëpërfshirje, konsensus të gjerë, harmonizimin demokratik tëpushteteve si dhe kohezionin e shqiptarëve ndaj interesave kombëtare. Prandaj i bëj thirrje arsyes fisnike të faktorëve mendjehapur të Tiranësdhe Prishtinës Zyrtare, që: “asnjë groshë nuk vlejnë as dalldisjastaliniste nga 16 vjet pushtet, as dëshpërimi i demokrate/ëve ngahumbja e 4-ert radhas, as këmbënguljes bolshevike per (mos) zgjedhjen e Krye– Kuvendarit mbas 30 raundesh“, por: “vetëmdashuria ndaj vendit; përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesavekombëtare; besimi dhe bekimi ndaj partneritetit strategjik ShSBA, NATO dhe agjendën e integrimit në BE”!
7. Fatëkeqësisht edhe zgjedhjet e 11 Majit me 95 rrogëtar të emëruarnga Kryetarët e Madhërishëm, demostruan demokracinë fasadë dheshtetin e dështuar. Pra, në kushtet që “Parlamenti është përdhosur dhePresidenti nuk ka as fuqi, as kapacitet, as emër dhe as integritet për tëbalancuar fuqinë e mbi-pushteteve”, e çmoj emergjente dhe e këshilloj publikisht kryeministrin fuqiplotë që përtej delireve ngafuqia e (mbi) pushtetit, qillotat e Kuçit dhe atletet në Samite: “tëndërmarrë një proçes gjithëpërfshirës transformimi dhe modernizimitë sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare”, si dhe: “të ngejë njëgrup-ndërqeveritar për të mirë-organizmuar gjarjen më tërëndësishme gjeopolitike në 115 vjet histori kombëtare (Samiti 36 iNATO-s), që do të zhvillohet në Tiranë në 2027, ku krahas 32 kryetarëve të shteteve (pa lejen e Bardhit të Zengjinesë dhe për inat tëMule/ëve) do të marrë pjesë edhe Presidenti i ShBA, Donald Trump”!
Për ta përmbyllur, besoj edhe me fortë që ky Samit, është i “destinuarpër të bërë histori”, pasi do të mirë-adresojë një nga udhëkryqet mëkritike për sigurinë, paqen, rendin global dhe vlerat demokratike jo vetëm në hapësirën Euroatlantike. Nga ana tjetër mbetem shprësëplotëse në Hagë do të themelohet NATO e gjeneratës tjetër, pra: “Aleancamë e fuqishme e njerëzimit edhe për 75 vitet që vijnë”!
Autori: * Gjeneral ® Piro Ahmetaj,
Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,
Rajonin dhe çështjet e USA/NATO.