Receta e ditës/ Kumbulla të thata me proshutë

Përbërësit për 5 persona:

10 kumbulla të thata pa bërthamë

4 feta proshutë të pjekur (mundësisht katrore)

60 gr gjalpë

Përgatitja:

Vendosim kumbullat e thata në një enë me ujë të ngrohtë dhe i lëmë në këtë mënyrë të zbuten për të paktën gjysmë ore. Pasi të ketë kaluar kjo kohë, i nxjerrim nga uji dhe i thajmë me letër kuzhine.

Presim çdo fetë të proshutës së pjekur në 3 rripa me të cilat rrethojmë kumbullat e thata dhe i fiksojmë me një kunjë dhëmbësh.

I kaurdisim lehtë në tigan me pak gjalp ose margarinë për rreth 2-3 minuta duke i rrotulluar herë pas here.

Kur proshuta të ketë marrë një ngjyrë lehtësisht të artë, i vendosim në një pjatë të cekët të zbukuruar me rrepka të vogla dhe gjethe marule të freskët ose perime të tjera dhe e shërbejmë menjëherë.

Këshillë:

Në vend të proshutës së pjekur, mund të përdorim edhe proshutën e dhjamosur të derrit (bacon ose pancetta), proshutë krudo, spek etj.

Gjithashtu për ta bërë më të shijshme pjatën, fusim një copëz të vogël djath kaçkavall dele në brendësi të kumbullave të thata (në vendin e bërthamës).