FIFA procedurë disiplinore Federatës Ruse të Futbollit për racizëm

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) për shkak të racizmit ka hapur procedurë disiplinore kundër Federatës Ruse të Futbollit, vetëm dy muaj para Kupës së Botës.

Masa kundër pritësit të Botërorit u hap për shkak të zërave “majmuni” dërguar lojtarit të kombëtares franceze Paul Pogba gjatë ndeshjes miqësore me Rusinë në Shën Petersburg muajin e kaluar. Pas mbledhjes së provave, FIFA njoftoi se ka hapur procedurë disiplinore kundër FF të Rusisë.

Federata Ruse u dënua më parë në dy raste për sjellje raciste të tifozëve të saj në kampionatet evropiane. Në të dyja rastet FF e Rusisë pagoi gjobën e dënimit.

Ky është rasti i tretë i racizmit në këtë sezon në stadiumin në Shën Petersburg, i cili do të jetë mikpritës i ndeshjeve të Kampionatit Botëror.

Më parë, Klubi i Futbollit Zenit në dy raste ishte përballur me sanksione të Federatës Europiane të Futbollit (UEFA) për racizëm gjatë ndeshjeve të Ligës së Europës.

Kupa e Botës në futboll do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik të këtij viti në Rusi.