Nga prof. asoc. dr. Eleni Kocaqi
Miq te dashur,
Sot me erdhi ne jetë një fëmijë që e ka emrin Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo-Ilire. Për autorin librat janë si fëmijët, pasi ju kushton kohë, dashuri dhe përkushtim.
Studimi është mbështetur tek burimet antike primare që kane shkruar për këtë temë. Në studim vërtetohet qartë se, Trojanët dhe Akejtë, ju përkisnin fiseve Pellazge dhe Ilire. Kështu Akejtë quheshin Pellazg, Argej, Danaj, ndërsa dinastia e tyre ishte nga Pelopsi i Frigjisë, nga ku kishin origjinën Agamemnoni dhe Menelaun. Trojanet ishin gjithashtu Frigas dhe dinastia ishte Dardane, po Ilire. Sipas burimeve antike Frigasit nga ku rridhnin Trojanët dhe mbretërit Akej, quheshin ndryshe Brigas Enkelei dhe kishin emigruar ne drejtim te Trojës para 3500 vjetesh, nga rajoni i Epidamnit, apo Durresit të sotëm. Këtë e vërteton Herodoti, Straboni etj. Tradita Homerike etiko-juridike është si ajo Kanunore Shqiptare, qe ruhet edhe sot dhe kjo eshte vërtetuar, duke ballafaquar nenet e Kanunit me rregullat Homerike. Në studim trajtohet komplet lufta e Trojës, nga fillimi deri ne mbarim vetem nga aspekti njerëzor, duke lënë mënjanë mitet dhe hyjnite. Ky është studimi i parë i këtij lloji për këtë luftë në Shqipëri por nga ky këndvështrim edhe ne rang Ndërkombetar.
Dua të falenderoj sponsorizuesin e librit Z. A. Furriku dhe Z. A. Hado për pikturën e kopertinës. Dua të falenderoj edhe fëmijet e mi për mirëkuptimin që kanë treguar për kohën që kam qënë e zënë.
Libri i dedikohet vëllait tim Altin Kocaqi që ishte nje studies dhe njëri i shkëlqyer.
Libri qe sot gjendet ne librarit kryesore, si dhe tek Panairi i Librit tek Stenda KUÇUKU ne katin e Parë. Une do te jem tek stenda diten e shtune data 17 pas ores 16, si dhe diten e djele data 18, pothuajse gjithë ditën.