Te vorri i nanës

Nga Pal Neçaj, NY, USA

Kaluan njizet, vite tek vorri

,pa te ardh, djali kerkon falje?.

larg’i tretun isha une, i ngrati,

prej zemre time, nana s’ka dalje.

 

Erdha shpirtit tand te ndezi qiri,

besoj parajsin nane e ke gjet,

edhe pa driten e mekun te ti,

por bana zakonin qe na ka mbet.

 

Po vendosi mbi vorrin tand lule,

sigurisht tash eren s’ua ndien,

ngyren s’dallon te bardha, te kuqe,

besom, te bukura t’i kam sjell.

 

Te erdha pran te derdhi pak lot,

ty lotet tash nuk te prekun,

nga shpirti e zemra s’largohesh dot!

malli e kujtimi si hije m’ ndjekun.

 

Flaket e qirit dridhen n’ere,

bien e treten pikat e lotit,

lulet duken sikur ne gjum jan,

rrin te fjetuna siper vorrit.

 

E  dashtuna nane, fli e qete,

aq shum bane per te gjithe, Cike e Djal,

brenga ne zemer ne na ka mbet,

Mos bam pak per ty kur ishe e gjalle?!

———–

 Shkruar në Mserr, Nikaj-Mertur, Tetor  2012

-Per limit.al nga NY, USA  31 Tetor 2018-