Raporti për lehtësinë e të bërit biznes, Shqipëria 2 vende më lart se në vitin paraardhës

Grupi i Bankës Botërore publikoi sot raportin vjetor mbi lehtësinë e të bërit biznes, që rendit 190 vende të globit në bazë të reformave për të përmirësuar klimën e biznesit.

Në raport thuhet se gjatë vitit 2018 qeveritë kudo në botë vendosën një rekord të ri në përpjekjet për të thyer burokracinë në favor të sektorit privat, duke zbatuar 314 reforma biznesi.

Tërheq vemendjen fakti se në raport, Maqedonia renditet në vendin e 10 në botë përsa u përket reformave, ose një vend më lart krahasuar me një vit më parë.

Në raportin e ri, Shqipëria renditet në vendin e 63 përsa i përket lehtësisë së të bërit biznes, ose dy vende më lart se në vitin paraardhës.

Raporti thekson se Shqipëria e bëri më të lehtë zbatimin e kontratave, duke ndryshuar kodin e procedurës civile. “Ky ndryshim krijon një procedurë të thjeshtuar për trajtimin e ankesave të vogla dhe përcakton standarde kohore për disa procedura të veçanta në gjykata.”

Kosova renditet në vendin e 44, ose 4 vende më poshtë krahasuar me një vit më parë.

Raporti i plotë: (http://www.worldbank.org/content/dam/doingBusiness/media/Annual-Reports/English/DB2019-report_web-version.pdf)