Në vendlindja time e zona t’tjera,
(Prej shekujsh ruhet tradita)
Nderohen te ikurit nga jeta,
pervit “Nje Nentori” eshte Dita.
“Dita e T’shumtve” tash dymij vjet.
(Emruar nga Zoti i Madh vet)
Ditë respekti, nderim per jeten,
Duke i kujtuar e nderojme veten.
Gjithe fshati te varrezat,
(ketë dite ua kushtojne atyre),
Qe shkuar kan ne amshim,
E vit -per-vit jemi ne takim!
Me mall e dashuri perkujtohemi,
Te shumtit prites e te dashurit e tyre,
Emrat tek varri ju thirren, lexohen,,
(Lutje ban familja per ata qiri ndezin),
” Shpirti t’u bej drite, te paqesohen”!
Brezat e saja çdo familje nderon,
Nanat, babat,vejat, vellezrit, motrat,
Lule e lot leshojne mbi varret,
Ku prehen me te dashurit,
Qe i mori e pandalshmja vdekja
Dhe ju shkrumboi zemrat.
Gjithkush at ditë dicka dhuron,
Njerezve te varfer nevojtarë
“Per shpirtin e te vdekurve”
Falnderohen “Dites T’shumtve” ,
Dite e Shenjte,
T’shumtit sikur i ringalle.
Rregulloren e pashkruar,
At’dite gjithkushi e zbaton,
Ne varreza s’guxon pa shkuar,
Per shpirtin e te vdekurve,
Darke e madhe shtrohet,
Paraardhesit tanë per të kujtuar.
Thone se ne varreza T’shumtit,
Bukur shpesh janë ndigjuar!
Pakices së gjallë t’u flasin,:
“Ne nuk vime kurr’ tek ju,
…Kush eshte i gjalle,
Ketu ka me pushuar”!
Nje lutje ban dhe ankese,
Se largimi i djemve sikur i merziti,
Tretur ne bote, me e paadrese,
Zoti mos e thente t’ikni krejte!
Se T’shumtit do te vdesin se dyti,
Aty s’do te kete me vorre,
Feste T’shumtve dhe as kujtese.
-Nga NY, USA, Vjeshte 2018-