Chelsea pritet të fitojë 11 mln euro nëse Real Madrid emëron Antonio Conte-n si trajnerin e ri të ekipit.
Los Blancos janë duke përgatitur një ofertë për trajnerin italian, i cili do të zëvendësonte Julen Lopetegui pas startit të tmerrshëm të sezonit në Bernabeu.
Real Madrid ndodhet në vend të shtatë të La Liga-s me vetëm katër fitore në nëntë ndeshjet e fundit.
Drejtuesit e klubit janë duke konsideruar një sërë emrash për stolin e ekipit, me Conte që mbetet në krye të listës.
Gjithsesi, raportet në Spanjë pretendojnë se Chelsea do të fitonte 11 mln euro kompensim si pjesë e marrëveshjes.
Ndërkohë Real ka frikë se nëse nuk vepron shpejtë, Conte mund të shkojë te Manchester United, sipas AS.