Komisioni Europian kundërshtoi buxhetin italian për 2019 dhe i kërkoi Romës të paraqesë një dokument të ri brenda tre javësh, njoftoi agjencia italiane e lajmeve AGI sot, duke cituar burime në Bashkimin Evropian.
Qeveria italiane e koalicionit, e përbërë nga Liga e Djathtë dhe Lëvizja 5 Yje, ka hyrë në një mosmarrëveshje me Brukselin lidhur me çështje fiskale dhe planin e buxhetit të paraqitur këtë muaj, që parashikon rritje të deficitit në 2.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Komisioni kishte hedhur poshtë buxhetin e propozuar të Italisë, duke deklaruar se deficiti dhe shpenzimet e parashikuara nuk ishin në përputhje me mbajtjen e borxhit nën kontroll.
Kjo është hera e parë që një ekzekutiv i BE-së hedh poshtë buxhetin e një shteti anëtar.