Festivali poetik “Mitingu i 54-të poetik” Gjakovë 2018

Festivali poetik “Mitingu i 54-të poetik” Gjakovë 2018 përfundoi me orën letrare, ku morën pjesë personalitete të artit dhe të kulturës, drejtues nga komuna e Gjakovës, krijues e artëdashës dhe konkuruan poetë nga mbarë trojet shqiptare.

Juria e përbërë nga Gentiana Muhaxhiri, Engjëll Berisha dhe Agim Byci vlerësoi me çmimin “Ali Podrimja” poetët Rexhep Shahu dhe Helena Halilaj për poezitë më të mira në konkurim dhe me çmimin “Din Mehmeti” Nikollë Loka dhe Ilir Hajdarin për librat më të mirë poetikë konkurues, të botuar në periudhën në mes të dy mitingjeve poetike.

Mirënjohje organizatorëve, drejtuesve të klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë për organizimin me nivel të lartë dhe respekt Jurisë për vlerësimin!