Përbërësit:
3 gota uji
1 gotë uji vaj
1 gotë uji lëng portokalli
1 pako pluhur pjekjeje
1 pako vanilje
3 vezë
1 gotë uji sheqer
8 mollë të forta
Përgatitja:
Në fillim do të qërojmë mollët, i presim në feta, i spërkasim me limon dhe i lëmë mënjanë. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë lëngun e portokallit dhe vajin. Pastaj hedhim miellin të cilin e kemi përzierë me pluhur pjekjeje dhe vaniljen dhe i përziejmë të gjitha me mikser elektrik. Shtrojmë një letër furre në tavën e sobës, pastaj në të hedhim brumin.
Rreshtojmë sipër fetat e mollës dhe e pjekim në 180 gradë për 40-45 minuta.