SHTETI, SUBJEKT I MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE: KOSOVA

Nga Alban BËRBATI – Pejë/Kosovë

 

Pjesa e Parë: ÇKA ËSHTË SHTETI

 

1.- SUBJEKTET POLITIKE NDËRKOMBËTARE-SHTETI

 

Subjektet e marrëdhënieve ndërkombëtare janë bartëse të veprimtarive dhe të ngjarjeve të caktuara,që janë karakteristike për marrëdhëniet ndërkombëtare.Kjo do të thotë se subjekt quhet secili bartës i një veprimtarie,e cila ndikon pozitivisht a negativisht në marrëdhëniet ndërkombëtare.Kritere thelbësore përcaktuese,krahas kohëzgjatjes së një veprimtarie të tillë,domethënë vetëdija dhe synimi për të bërë a për të mos bërë diqka,janë gjithsesi edhe pasojat e nje veprimi të tillë,të cilat duhet të kenë patjeter domethënie ndërkombetare.

Vetëm kur ndodh bashkimi i kësaj veprimtarie,domethënë lidhja ndërmjet angazhimit të vullnetshëm,të vetëdijshem dhe të qëllimshem dhe efekteve të realizuara,të cilat kapërcejn kuadrin e kufijve shtetëror të një vendi mund të flitet për bartës të ngjarjeve dhe të veprimtarive,të cilat mund të quhen subjekte të marrëdhënieve ndërkombëtare.Rrethi i subjekteve të marrëdhënieve ndërkombetare është shumë i gjërë dhe ai,krahas shtetit që është subjekti me i vjetër,rëndom edhe më kryesori,i veprimeve ndërkombëtare,përfshin:organizatat qeveritare dhe joqeveritare, lëvizjet politike me karakter ndërkombëtar, kombet, grupet e njerëzve dhe njeriun individ, i cili në situata të caktuara mund të veproj edhe si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Karakteristikë e mjedisit ndërkombëtar në të cilin veprojnë shtetet me politiken e vet të jashtme,me njërën nga karakteristikat dhe veçantitë themelore është se pikërisht shtetet sovrane dhe marrëdhëniet në mes tyre janë thelbi i atij mjedisi.Shtetet sovrane e krijojn mjedisin ndërkombëtar dhe njëkohësisht në të veprojn me politikën e vet të jashtme.Në mes tyre vendosen marredheniet dhe shtetet i vendosin normat që i rregullojn raportet në këtë mjedis,në bashkësinë ndërkombëtare.Në veprat e shumta që merren me marrëdhëniet ndërkombëtare,Paqja e Vestfalis e vitit 1648 merret si fillim i epokës bashkohore të marrëdhënieve ndërkombëtare.Edhe historia e marrëdhënieve ndërkombëtare e vendosin këtë ngjarje si kufi kryesor që do të ndaj marrëdhëniet e parregulluara ndermjet shteteve me ato që do të krijohen pas vitit 1648.Lufta religjioze tridhjetëvjeqare,në të cilën morën pjesë gati të gjitha shtetet e atëhershme të Evropës,mori fund me paqen që duhej tu konvenonte të gjitha këtyre shteteve,veçanërisht protagonistëve më të fuqishëm.Për dallim nga sistemi mesjetar i marrëdhënieve ndërkombëtare,sistemi i Vestfalisë i marrëdhënieve të reja karakterizohet nga tipare :

-ndarja e pushtetit kishtar nga pushteti i shenjtë,

-fuqia e perandorit dobësohet dukshëm,

-sistemi mbështetet ekskluzivisht mbi shtetet bashkëkohore,që janë protagonistët e vetëm të marrëdhënieve ndërkombëtare. 1)

Paqja e Vestfalisë mbështetej mbi dy traktate të paqës,për të cilat u zhvilluan negociata te gjata në Mynster Osnabryk.Traktatet u nënshkruan nga Perandoria e Shenjtë e Kombit Gjerman dhe Franca në njërën anë,dhe Suedia dhe pricipatat protestante gjermane  ne anën tjetër. Franca dhe Suedia u forcuan territorialisht,Holanda dhe Franca u njohën si shtete sovrane,sikurse edhe principatat gjermane.Në këtë mënyrë Perandoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman u shndërrua në një konglomerat prej më se 300 shtetesh të pavarura.

Duke njohur sovranitetin kombëtar si një nga parimet kryesore,Paqja e Vestfalisë ishte themeli mbi të cilin u ndërtua sistemi i marrëdhënieve të reja ndërkombëtare.Sovraniteti u bë tipari kryesor i shteteve që i përkisnin këtij sistemi dhe ai garantonte secilit shtet të drejtën e plotë brenda kufijve të vet dhe autonomi të plotë në planin e politikës së jashtme.Sovranineti ishte themeli i sistemit të ri të decentralizuar evropian,në të cilin njihej barazia e të gjitha shteteve.Shkelja e decentralizimit do të thoshte në të njëjtën kohë edhe shkelje e sovranitetit të njërit ose të më shumë shteteve.Autoriteti i sistemit të ri nuk mbështetej më te kisha,por mbi marrëveshjen e shteteve më të rëndësishme.Burime të reja të legjitimitetit tani ishin kongreset e fuqive të mëdha,të cilat mblidhen pas luftërave të mëdha për të arritur marrëveshje me konsensus lidhur me mundësin e funksionimit të ri të sistemit.Një tjetër karakteristikë e veprimit politika të sistemit të paqes së Vestfalis ishte vendosja e baraspeshës së forcave,ashtu që secila nga fuqitë e mëdha ndiqte me vigjilencë zhvillimet të kundërshtaret e saj,duke krijuar aleanca kur e kerkonte nevoja e ruajtjes së baraspeshës.

Shteti që është zbatues i politkës së jashtme dhe faktori kryesor në bashkësinë ndërkombëtare si subjekti i vetëm burimor si në marrëdhëniet ndërkombëtare ashtu edhe në të drejtën ndërkombëtare është bashkësi e territorit të caktuar,e popullsis në këtë territor,të pushtetit sovran dhe efektiv mbi popullsin në këtë territor,që te vendosë marrëdheniet me shtetet e tjera.Shteti është subjekti i vetëm burimor në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në të drejtën ndërkombëtare 2)

 

2.- ASPEKTI TEORIK I SHTETIT

 

Shteti është nocioni më i diskutuar në shkencat shoqërore.Që nga antika në mesjetë dhe tutje deri ne kohën tonë,që nga poliset greke e shteti skllavopronar,nga mbretëritë feudale mesjetare e shtetet sovrane të modelit Vestfalian, e deri të shtetet bashkëkohore,ai si fenomen shoqëror ishte studiuar nga më shumë disiplina : nga filozofia,sociologjia,ekonomia politike,drejtësia,dhe së fundi nga shkencat politike. Më shtetin, nga antika e deri me sot është trajtuar nga Platoni, Aristoteli, Stoa, Ciceroni e Justuniani, (Greqia dhe Roma Antike), pastaj Toma Akuini, Shën Augustini, (Teoritë krishtere mbi shtetin), nga Marsiliusi, Bodeni, Makiaveli, Luteri, Kalvini, Monteskje, Ruso, (teoritë mbi sovranitetin, republikanizmin, mbi ndarjen e pushteteve shtetërore, teoritë protestante mbi shtetin, teoritë mbi kontratën shoqërore), nga Kanti (teoria mbi unionin paqësor), nga Hegeli, (teoria idealiste) Marksi, Engelsi, Lenini (teoritë marksiste-leniniste), nga Weberi, Aroni, Popperi, etj.

Në teori dominojnë dy funksione themelore të shtetit: 3)

Shteti si tatim mbledhës. Sipas disa autorëve ajo që shtetet bënin në shekullin XVI ishte: mbledhja e taksave dhe bërja e luftrave. Sipas këtij shpjegimi, shtetet që bënin luftra me zgjerimin e territoreve, zgjeronin edhe bazën tatimmbledhëse, e më të zgjerohej edhe ushtria e tyre. Pastaj kjo ushtri ndërmerrte luftëra të reja pushtuese territoriale, ato serish shtonin fuqinë tatim mbledhëse. Dimensionit të parë tatim mbledhës së shtetit, gradualisht u forcua edhe dimensioni ushtarak i tij.

Shteti si fuqi.Në kuptim të këtij modeli të shteteve,mund të thuhet se shteti është koncentrim i fuqisë (dhunës),i reduktuar në fund në forcën ushtarake.Ky është koncepti ( nga shekulli XIX) ,i cili siq po shihet doli mbi atë të konceptit bazik të shekullit XVI.Mirëpo,kjo dhunë,apo kjo fuqi e shtetit,duhet të jetë e legjitimuar.Prandaj edhe thuhet se shteti posedon monopolin e dhunës legjitime.Kjo do të thotë se shteti është institucion i cili është i legjitimuar nga populli i tij,sepse përfaqëson atë popull,vepron në emer të atij populli,brenda dhe jashtë kufijve të tij 4)

Deri më tani burimi më i rëndësishëm për qasjen e parë mbetet vepra e sociologut politik dhe historianit të ekonomisë,Maks Veber (1864-1920). Pikënisja e Veberit, e cila binte në kundërshtim me shumicën e ideve të deri atëhershme,ishte se shteti nuk mund te përkufizohet në lidhje me qellimet apo funksionet e tij, por duhej kuptuar më shumë në lidhje me mjetet e tij të veqanta.Kështu ai thoshte se :“Shteti nuk mund të përkufizohet në lidhje me qëllimet e tij. Rrallë ka detyra,të cilat nuk merren në dorë nga ndonjë organizim politik dhe nuk ka asnjë detyrë,për të cilën dikush mund të thotë se i takon gjithmon atyre organizmave,të cilat janë ndërtuar politikisht…Si përfundim, si çdo organizim politik, shteti modern mund të perkufizohet vetëm ne lidhje më mjetet, që janë specifike për të dhe konkretisht, perdorimi i forcës fizike”.

Një organizim politik i detyrueshëm,me veprimtari të vazhdueshme,do quhet shtet për aq kohë sa stafi i tij administrative të perballoj me sukse kërkesat për monopolin e perdorimit legjitim të forcës fizike për ruajtjen e rendit 5). Shteti modern ka nje rend administrative dhe ligjor,i cili mund të ndryshoj me ligj,drejt të cilit orientohen aktivitetet e organizuara te stafit administrative,qe kontrollohen gjithashtu me anën e rregulloreve. Pretendimi i shtetit modern për te monopolizuar përdorimin e forcës është po aq esencial sa edhe karakteri i juridiksionit të detyrueshëm dhe veprimtarisë së tij të vazhdueshme.Termi shtet në tërësi përfshin gjithë institucionet dhe instrumentat e institucioneve dhe të pushtetit politik.Shteti modern është njëkohësisht i ndarë dhe i lidhur edhe me shoqerinë civile. Ky raport i komplikuar dhe i dyanshëm është dhe mbetët objekt debate dhe analize ne aspektin e zhvillimit të shtetit dhe të teorive normative rreth tij. Klasikët e mendimit politik si Hobbes,Rusoi,Kanti theksonin identitetin e shtetit dhe të shoqeris si korelacion ndermjet tyre.Ndërsa mendimtar të tjerë si Hegel e Tokvil theksonin marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe si entitete të pavarura.Ndërsa Karl Marksi theksonte se shoqëria civile mund të formojë një entitet ekonomik me ndikim mbi sferën publike si pjesë e superstrukturës ose si bazë ekstra-institucionale në lidhje me interesa publike që përpiqen të ndikojnë mbi shtetin nëpërmjet lidhjeve të ndryshme me të.Marksistë të tjerë si Antonio Gramshi dhe neomarksistet e kohëve  tona i kan parë e i shohin shoqërit civile të integruara me shtetin në shumë forma dhe pjesë të tij ose edhe si pjesë të aparatit ideologjik shtetëror,duke përfshirë këtu organizata të tilla civile siç janë institucionet klerikale,shkollat,sindikatat etj. 6).

 

2.1. – TERRITORI

 

Shtetet zënë një hapësir fizike të përcaktuar qartë,mbi të cilën ato ushtrojn autoritetin e vetëm legjitim.Ky është tipar i shtetit,i cili pranohet nga shumë autorë ( nga Hobsi, Engelsi dhe Veberi e deri tek teoricienet e sotëm  si Man dhe Gidens ).Një territori i percaktuar qartë është një nga gjërat,që e karakterizon shtetin që prej formave me të hershme politike,si perandoritë para-moderne. Këto perandori të hershme ishin formacione shumë të shtrira dhe te fuqishme politike,por kufijt e tyre territorial ishin të percaktuara keq dhe jo në mënyr të qart,siq bëhet në ditet tona 7).Territori është tipar i qartë dhe i drejtëperdrejtë : një shtet qeveris një pjesë specifike e të identifikueshme të siperfaqës së tokës 8)

Territori i shtetit përbën njërën nga dallimet themelore ndërmjet shtetit modern dhe atyre kreaturave të shumta mesjetare 9) Aspekti strategjik i territorit shtetëror ndodh shpesh të kuptohet si fuqi shtetërore,sepse prej tij burojnë mundësit e furnizimit me lëndë të para,karakteri i zhvillimit industrial dhe perdorimi i hapësireës ushtarake.E drejta ndërkombëtare nuk e percakton madhësin minimale të shtetit,si dhe as faktin që territori i shtetit duhet të jetë i perkufizuar saktësisht nga shtetet tjera.Mjafton që shteti ta ketë bërthamen e territorit që padyshim është i tij.Në jetën ndërkombëtare krijohen situata kur është problematike se a është ndonjë hapësirë pjesë e një territori të një shteti të caktuar.Zakonisht kemi të bëjmë me konflikte ndermjet dy shteteve lidhur me faktin se cilit shtet i takon nje territorë (i ashtuquajturi konflikt territorial).Në te kaluarën ngatërresat territoriale më së shpeshti kanë cuar deri ne konflikte,e edhe në bashkësin e sotme ndërkombetare nuk mund të anashkalohet rreziku i tyre për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare 10)

Në marrëdhëniet ndërkombëtare janë veqanërisht të rëndësishme konfliktet për faktin se a është krijuar ndonjë shtet i ri në ndonje territor.Raste të tilla janë në veqanti statusi ndërkombëtar juridik i Tajvanit, problem i Abhazisë ,Osetisë Jugore, të ashtuquajturës Republikës së Qipros veriore dhe rasti i Kosovës. Në menyrë të vet është edhe çështja e Palestinës 11)  Problemet e përmëndura janë të ngjashme,ndonëse nuk janë identike.Te të gjitha shtetet nën sovranitetin e të cilave kanë qenë shtetet e reja këmbëngulin në sovranitetin e vet. Kina rreth Tajvanit,Qiproja rreth Qipros Veriore, Serbia rreth Kosovës, Gjeorgjia rreth Abhaziz dhe Osetisë Jugore.

 

 

2.2. – SOVRANITETI

Ekziston një pajtim i plotë për sa i përket nevojës së ekzistimit të sovranitetit,të cilin shtetet mund ta manifestojn ne planin e brendshëm dhe të jashtme,por njëherësh është tepër vështir që nocioni i sovranitetit në çdo situatë të percaktohet më saktësi 12) Pikëpamja e Bodinovit,sipas së cilës,sovraniteti është pushteti më i lartë që nuk pranon asnjë tjetër më të lartë se ai,në fazat e ndryshme të marrëdhënieve ndërkombëtare,në veqanti pas luftës së dytë botërore,nuk do ishte e lehtë të zbatohet kundrejt të gjitha bashkësive shtetërore, formalishtë të pavarura.Prandaj është më mirë të bëhet klasifikimi në sovranitetin që ka të bejë me politikën e brendshme dhe në sovranitetin që ka të bejë më marrëdheniet ndërkombëtare 13)  Sovraniteti në marrëdhënet ndërkombëtare merret si fakt,kurse qeverit trajtohen si përfaqësuese legale të bashkësis shtetërore. Sipas disa pikëpamjeve sot është e pa mundur të ketë sovranitet të plotë dhe më asgjë të kufizuar, sepse kjo do të binte në kundërshtim me mundësit e rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe me krijimin e çfardo kornizash të një sistemi të organizuar politik ndërkombëtar. Vendosja e një raporti ndërmjet shteteve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare është më së i domosdoshëm për ruajtjen dhe funksionimin normal te marrëdhënieve ndërkombëtare  14)

Shteti është Sovran,per ketë arsye edhe qeveria e tij që e zbaton pushtetin faktik nuk mund të jetë juridikisht e nënshtruar ndonjë pushteti tjetër,por duhet të jetë pushteti më i lartë sovran.Atribut thelbësor i shtetit është sovraniteti,thelbi i sovranitetit është pavarësia.Me sovranitet duhet të kuptohet,se pushteti që e zbaton qeveria e këtij shteti,është pushteti më i lartë,në aspektin formal juridik i panënshtruar ndaj askujt dhe i pavarur prej cilitdo pushtet tjetër,pra është pushteti kulmor brenda dhe i pavarur jashtë. Pushteti Sovran nuk është absolutë,është i kufizuar me rregullin juridik,me të drejtën ndërkombëtare.Mirëpo,e drejta ndërkombëtare është shprehje e vullnetit të shteteve.Më të vertet se më të kufizohet pushteti i shteteve,por me vullnetin e tyre, pasi që ato vetë e krijojn të drejtën ndërkombëtare. Pra nënshtrimi ndaj të drejtës ndërkombëtare assesi nuk e mohon sovranitetin e shtetit 15)  Sovraniteti 16) është nocioni themelor i të drejtës ndërkombëtare,që shenon pushtetin kulmor dhe të pandarë siç e ka shteti,që ta zbatojë dhe ta sigurojë respektimin e ligjeve të tij brenda kufijve të vet.

Sipas Hobsit,sapo pjesëtarëve një komonuelthi mblidhen së bashku dhe bien dakord për të themeluar një pushtet sovran për ti drejtuar, pushtetet e atij sovrani janë pothuajse te pakufizuara.Kushtet e kontratës janë të pakthyeshme dhe duke qenë se anëtarët e komonuelthit kanë pasur si vullnet të perbashkët krijimin e sovranit,gjykohet se ata kanë pranuar të gjitha veprimet e tij. Duke qenë se kontrata fillestare lidhet mes pjesëtarëve të komonuelthit (për të krijuar një pushtet Sovran) dhe jo mes subjekteve individuale dhe atij pushteti Sovran,’nuk kemi shkelje të Kontratës nga ana e sovranit dhe për pasoj asnjë nga subjektet e tij, pavarësisht nga pretendimet që kanë, nuk nuk mund ti shpëtoj pushtetit të tij’.Duke qenë ‘se ai,që bën diçka nëpërmjet autorizimit të një tjetri,nuk i shkakton asnje dëm për llogari të të cilit ka vepruar…pavarësisht se çka ka bërë ( sovrani ),nuk i shkaton asnjë dëm ndonjërit prej subjekteve të tij’ 17)

Hobsi ka kufizime për autoritetin e ligjshëm të sovranit.’Eshtë provuar’thotë ai se çdo subjekt gëzon liri për të gjitha këto gjëra,e drejtë e cila nuk buron nga kontrata.Kështu,nësë sovrani urdhëron një njeri të vrasë,plagosë apo të dëmtojë veten,apo mos ti rezistojë atyre që e sulmojn,apo të mos përdorë ushqim,ajër,ilaqe apo çfardolloj gjëje tjetër,pa të cilën ai nuk mund të jetojë,tashmë ai njeri e ka lirinë për mos tu bindur 18) Edhe nje karakteristik tjetër substanciale e pushtetit të sovranit : ‘detyrimi i subjekteve ndaj sovranit,kuptohet që zgjat aq sa zgjat pushteti,nëpërmjet të cilit ai mund ti mbrojë ata dhe jo më shumë 19) Pra,e drejta ndërkombëtare nuk është një e drejtë mbi shtetet,por e drejtë që ekziston ndërmjet shteteve.

 

2.3.- POPULLSIA

 

Në marrëdhëniet ndërkombëtare është e rëndësishme popullsia e shtetit,si popullsia e vet ashtu edhe popullsia e shteteve tjera,të atyre që me politikën e vet të jashtme ballafaqohet shteti.Popullsia e shtetit është bashkësi e personave mbi te cilët ai e zbaton pushtetin e vet kulmor.E drejta ndërkombëtare nuk e percakton kufirin e poshtëm të  numrit te popullsisë që të flasim per shtetet.Kështu sot,shtetet dhe anëtaret e OKB-së dhe ”shteteve sovrane” janë edhe shtetet me disa dhjetëra banorë, apo me disa mijëra banorë (Monako, San Marino, Lihtenshtajni, Andora).Disa shtete kan disa qindra milionë apo madje edhe mbi një milliard banorë (Kina, India, SHBA). Si shtetet e para ashtu edhe të dytat,si shtete dhe si anëtare te OKB-së janë formalisht të barabarta. Parimisht janë të barabarta në të drejta dhe në obligime sipas të drejtës ndërkombëtare,por kuptohet, edhe per shkak të dallimeve ne numrin e popullatës janë të ndryshme sipas fuqisë dhe sipas rolit faktik në jetën ndërkombëtare. Pikërisht popullsia është njëri nga elementet më të rendësishme të fuqisë së shtetit,me ç’rast nuk kemi të bejmë vetëm me numrin,por edhe me kualitetin e saj (unitetin apo jo unitetin, shkallen e zhvillimit dhe dallimet ne fe, në gjuhë, në kulturë, në arsim, në lojalitet, në gjendjën shëndetësore, etj.). Popullsia e shtetit si element i fuqisë së tij ndikon dukshëm në politikën e jashtme të secilit shtet, qoftë si shkak për konflikte me shtete tjera,qoftë si bartës i opinionit publik 20) Banorët e shtetit janë qoftë shtetasit e tij, qoftë ata që kanë shtetësi tjetër, apo kanë ndonjë status tjetër të rregulluar ndërkombetar –juridik, psh.statusin e të huajit,statusin e refugjatit,por që banon në shtet.Se kush e ka shtetësin dhe kush guxon të banojë ne territorin e atij shteti parimisht vendos secili shtet sovran vetëm,por,në pajtim me të drejtën ndërkombëtare që i vendos kufizimet në këtë vendimmarrje,para se gjithash nga aspekti i ruajtjes së të drejtave të njeriut.Parimi themelor mbetet: vendimi mbi popullsinë është shprehjë e sovranitetit shtetëror 21)

Çështjet në lidhje me popullsin e shtetit janë shpesh objekt i konfliktit ndërmjet shteteve si nese kemi të bëjmë me problemet e shtetësis,me problemet e dëbimit dhe ektradimit,me çështjet në lidhje me statusin e refugjatëve dhe të azilit, pra, të drejtën e popullsisë që të zgjedhë ndërmjet shtetësive,mbrojtjen e pakicave, etj. Këto çështje, shpesh problematike edhe ne marrëdhëniet ndërkombëtare,janë shpesh objekt i politikës së jashtme.Përveç numrit të banorëve dhe atyre elementeve që u permendën,për marrëdhënet ndërkombëtare mund të jetë me shumë rëndësi përbërja e popullsisë së një vendi,domethënë,nese kemi të bëjmë me një komb homogjen apo me një bashkësi shumëkombëshë, me çfarë shkalle integrimi të tyre kemi të bejmë, cili komb është numerikisht zotërues, etj.

Problem i posaçëm në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore janë migracionet bashkëkohore të popullsisë,vecanërisht të ashtuquajturat migracionet ilegale.Migracionet e medha që ndodhin për shkaqe ekonomike dhe demografike prej pjesëve të pazhvilluara të botës në territorin e BE-së,SHBA-ve dhe Kanadasë shperngulet një numër i madhë i njerzve.Migracionet masive kanë krijuar bashkësi të numerta, që sipas mënyrës së jetës, traditave, kulturës, gjuhës, fesë, dallojnë nga popullsia autoktone.

 

 

2.4. – QEVERIA

 

Ekzistimi i një pushteti të organizuar,që është në gjendje të kontrolloj popullsin dhe territorin,përbën një element tjetër të rëndësishem,të cilit supozohet ta ketë secili shtet bashkëkohor.Qeveria zgjidhet dhe organizohet në perputhje me legjislacionin kombetar,kurse punet e jashtme,që kanë rëndesi të veqantë,ushtrohen permes autoritetit special të puneve të jashtme.22) Ka shumë raste kur qeveria,për shkaqe të ndryshme,nuk është në gjendje të kontrolloj situaten në vendin e vet.

Nwse behet fjalë ekskluzivisht për një situatë të brendshme, (kryengritje ose revolucion),ekzistimi i shtetit nuk vihet ne pikpyetje deri në momentin e angazhimit të forcave të konsiderueshme të jashtme. Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare mund të gjejm një varg shembujsh të njohjes madje edhe të atyre qeverive qe kishin humbur faktikisht kontrollin mbi vendet e veta dhe ndodheshin në emigrim, (rastet e qeverive: polake, cekosllovake, jugosllave, norvegjeze në vitet e luftes dytë boterore). Po ashtu, është e mundur që, per shkaqe të caktuara politike, të mos pranohet qeveria, e cila në realitet kontrollon territorin dhe popullsinë, (mos/njohja shumëvjeqare e RP të Kinës nga SHBA-ja), apo njihen përfaqësues formalë të qeverive që kanë pushuar se ekzistuari prej shumë kohesh dhe territoret e popullsia e të cilave tashmë ndodhen në përbërje të një shteti tjetër, (njohja amerikane e përfaqësive diplomatike të shteteve baltike).

__________________________________________

 

Referenca:

1.-  R. Vukadinoviç, Marrëdhëniet politike ndërkombëtare, Prishtinë, 2006 , fq. 23

2.- E. Petriq, Politika e jashtme, Prishtinë, 2012, fq. 217

3.- B.Reka, B.Bashota, Y.Sela, Marrëdheniet nderkombëtare, Shkup, 2016, fq. 154

4.- Po aty.

5.- CH.Pierson,Shteti modern,Tiranë,2009,fq 18

6.-  L.Bashkurti,Diplomacia bazat teorike,Tiranë,2016,fq 243

  1. A.Giddens,The nation-state and violence.Cambridge,1985,fq 40-50

8.-  J.S.Nye-D.Welch.Konflikti dhe bashkëpunimi në marrëdhëniet ndërkombëtare,Tiranë,2014,fq 90

9.- J.Hertz,The rise and demise of the territorial state,1957,fq 473-493

10.-  M.Kahler-B.Walter,Territoriality and conflict in an era of globaliaziation.Cambridge,2006,

11.- E.Petriç,Politika e jashtme,Prishtinë,2012,fq 225

12.- F.Hartman,The relation of nations,New York,1967,fq.20-24

13.- J.Frankel,International relations in changing world,Oxford,1990.fq.13-14

14.- R.Vukadinoviç.Marrëdhëniet politike ndërkombëtare,Prishtinë,2006,fq.126

15.- E.Petriç.Politika e jashtme,Prishtinë,2010,fq.236

16.- Z.Gruda.E drejta ndërkombëtare Publike.Prishtinë,2007.fq 70

17.- Hobbes,Leviathan,fq 230

18.- Po aty,fq.12

19.- Po aty,fq.268

20.- E.Petriç,Politika e jashtme,Prishtinë,2012,fq.219

21.- Po aty.

22.- R.Vukadinoviç.Marredhëniet Politke nderkombëtare.Prishtinë,2006