PIKTURE E MOÇME
Ku dallon piktura nga poezia?
Ja një kryevepër impresioniste, pikturë në vargje.
E popullit.
Nuk duron koment.
Vetëm përjetohet estetikisht.
———
JETIMZEZA, ÇKA PO LYP?
-Moj e mira në hije të blinit
T’u ka shkye këmisha skaj gjinit
E të ka dalë cica pahiri 1).
Falja pak këtij jetimi!
-Jetimzeza, çka po lyp?
-Nji copë bukë me ’i kokërr krypë!
-Paj po druej se po t’jet në fyt!
———-
1) pahiri – pa dashje
(M. Elezi, nga përmbledhja me poezi “Nën një flok të përlotur bore”)