Një studim i ri i kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kolorados dhe Pensilvanisë ka zbuluar se, dhënia e antibiotikëve tek fëmijët që nuk kanë mbushur akoma 2 vjeç, rrit rrezikun që ata të bëhen obezë kur të rriten.
“Antibiotikët janë përdorur për dekada të tëra për shtimin në peshë të bagëtive, dhe studimi ynë konfirmon se antibiotikët kanë të njëjtin efekt edhe tek njerëzit”, thotë një nga autorët e studimit, dr. Frank Irving Scott.
Sipas dr. Frank, ky studim nuk do të thotë se antibiotikët nuk duhet të përdoren kur janë të nevojshëm, por duhet të ndërgjegjësojë si mjekët ashtu edhe prindërit që të mendohen dy herë para se të përdorin antibiotikë tek foshnjat.
Shkencëtarët kryen një studim të gjatë në Britani për të parë nëse ka lidhje midis përdorimit të antibiotikëve para moshës dy vjeç dhe obezitetit pas moshës 4 vjeç. Ata zbuluan se fëmijët që merrnin antibiotikë ishin 25% të rrezikuar të bëheshin obezë kur të rriteshin.
Përveç obezitetit, antibiotikët japin edhe shumë efekte anësore, të cilat përbëjnë 1 nga 10 shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në botë.