Arabia Saudite hap hekurudhën më të shpejtë që lidh Mekën dhe Medinën

Arabia Saudite ka përfunduar hekurudhën me një shpejtësi të madhe që lidh dy qytetet e shenjta islamike, Mekën me Medinën.

Kjo u bë në përpjekje për të përmisuar bllokimin e trafikut për miliona pelegrinë myslimanë që vizitojnë vendin çdo vit, raporton Al Jazeera.

Mbreti Salman ka lansuar 450 kilometrat e hekurudhës me shpejtësi të lartë “Haramain” që lidh dy qytetet nëpërmjet qytetit Jeddah në Detin e Kuq, të martën.

Sistemi hekurudhor, i cili ka 35 trena të aftë për të udhëtuar me shpejtësi prej 300 km në orë, gjithashtu do të transportojë udhëtarët e rregullt duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis qyteteve të shenjta nga më shumë se pesë orë në dy orë.

Mbretëria po rrit shpenzimet e saj infrastrukturore dhe po zgjeron hekurudhat e saj duke përfshirë një sistem metro prej 22.5 miliardë dollarë që është në ndërtim e sipër në kryeqytetin Riyadh, pasi ai kërkon të diversifikojë ekonominë e saj të varur nga nafta.