(Homazh)
Nga Isa Ponari
Sa herë lexoj Lum Lumi, dhembjen ma ndez,
Ndjehem ngusht qe poeti jetoj ne trishtim
Çdo lum me duket tani, si nje fjongo e zezë,
Çdo rrjedh uji me duket si ti ne amshim.
Ëndërroja të takoheshim ne një forum poetik,
Por ti zgjodhe të ishe diku larg, vala e një lumi
Askush s’ka menduar Ali Podrimja do te ik,
Si vdekja ne fluturim e një pellumbi,
Nuk me dhimset trupi yt qe kalbet nën dhe,
Sepse edhe ti i vdekshem ishe si te tjeret.
Vdekjen e more me veti, pavdekësinë na e le
E shkrove epitafin, ku u shkrua romani te mjeret