Përbërësit:
1/3 filxhan çaji ujë
1 filxhan çaji qumësht
2 vezë
1 lugë kafeje me kripë
1 lugë kafeje me sheqer
1 filxhan çaji me miell
pak vanilje
Për mbushje:
350 gr çokollatë gatimi
1 dhe 1/2 filxhan çaji pana dhe 1 banane
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit e krepave i hedhim në një tas të thellë, i përziejmë mirë e mirë me tel kuzhine dhe e lemë në frigorifer për 1 orë, më pas marrim tiganin dhe e lyejmë me vaj, shumë pak vaj dhe hedhim një garuzhde nga brumi dhe e hapim mirë, e skuqim në të dyja anët, kështu veprojmë deri kur të mbarojmë brumin.
Përgatisim mbushjen: Shkrijmë çokollatën bashkë me 2 lugë gjelle gjalp, sapo të shkrihet e heqim dhe i hedhim panën, e përziejmë dhe lyejmë krepat të gjitha, grijmë edhe bananen dhe i mbledhim në formë krepash.
Ju bëftë mirë!