“Off Guard” nga Elvana Gjata dhe Ty Dolla Sign arrin 1 milionë klikime në Youtube

Elvana Gjata dhe Ty Dolla Sign kanë publikuar para disa ditësh projektin e tyre të ri.

“Off Guard” tashmë ka arritur 1 milionë klikime në kanalin “Youtube”.

Ky projekt po dëgjohet shumë nga publiku mbanë botëror kurse Elvana pritet që shumë shpejt të vijë edhe me një bashkëpunim tjetër.

Këngëtarja do të jetë në albumin e fundit të bashkëpunëtorit të saj, producentit Poo Bear, në albumin e të cilit do të jenë këngëtarë të famshëm si J.Balvin, Justin Bieber, Jennifer Lopez, Zara Larson, Ty Dolla Sign etj.

Bashkëpunimi i Elvanës me Poo Bear quhet “Shade” ndërsa albumi mban titullin “Poo Bear Presents: Bearthday Music” dhe do të publikohet nga 27 prilli.

“Kisha kaq shumë kohë që e mbaja për vete, sa isha gati të shpërtheja! S’mund të isha më e lumtur dhe më e bekuar që jam pjesë e albumit tënd unik! Faleminderit për gjithë muzikën që më dhe dhe për gjithë ç’ke bërë për mua. Urime Poo Bear”, shkruan Elvana në postimin e saj në Instagram.