Ushqimet që duhen shmangur para gjumit

E prishim kualitetin e gjumit për shkak të faktorëve të ndryshëm, ndërsa mund të ndikojmë në të gjithë ata.

Një nga faktorët më të shpeshtë që prishin kualitetin e gjumit janë ushqimet që i hamë. Sigurisht që në shtrat nuk duhet të shkoni të uritur, por ka ushqime, të cilat është më së miri të shmangen nëse dëshironi gjumë kualitativ dhe pa u shqetësuar.

Akullorja

Akullorja mund të jetë ushqimi më inkurajues pas ditës stresuese, por ka kufij që nuk duhet t’i kaloni.

Akullorja është e mbushur me yndyra, dhe nëse do ta hani para gjumit, trupi nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për të djegur yndyrat. Po ashtu është e mbushur me sheqerna të cilat trupit tuaj do t’i dërgojnë sinjal që nuk është koha për gjumë. Në fund të fundit, sheqernat ruhen në trup dhe krijohen shtresat yndyrore, dhe kjo është gjëja e fundit për çka keni nevojë.

Shkencëtarët kanë konstatuar që konsumimi i ushqimit të pasur me sheqer para gjumit mund të shkaktojë makthe, gjë që është larg nga gjumi i qetë dhe kualitativ.

Selino

Ndoshta do t’ju befasojë fakti që selino është në këtë listë, por ekziston arsye e thjeshtë për këtë gjë. Selino është diuretik natyror. Me fjalë tjera, do të keni nevojë më të madhe për të urinuar.

Diuretikët nxisin lirimin e ujit nga trupi. Konsumimi i selinos gjatë ditës është burim i shkëlqyeshëm, por shmangeni para gjumit, sepse në vend të gjumit të qetë dhe kualitativ, natën mund ta kaloni në banjë.

Perimet janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të balancuar, ndërsa shmangeni selinon që gjumi juaj të jetë më kualitativ.

Pastat

Pastat janë të thjeshta për t’u përgatitur, çka i bën të shkëlqyeshme për plotësimin e nevojave për ushqim në orët e mbrëmjes.
Megjithatë, pasta është e mbushur me karbohidrate edhe nëse do ta hani para gjumit, ato karbohidrate do të shndërrohen në shtresa yndyrore. Po ashtu, shtesat që vijnë me pastë (vaji, djathi, salca) vetëm do t’i shtojnë shtresa yndyrash trupit tuaj.

Shumica e pastave ka indeks të lartë glikemik, për ç’arsye do të rritet niveli i sheqerit në gjak, do të pengojë gjumin dhe me siguri do të zgjoheni gjatë natës.

Pica

Stomaku juaj, si edhe pjesa tjetër e trupit ka nevojë për relaksim para gjumit, ndërsa pica do të bëjë çdo gjë tjetër, përpos kësaj. Pica nuk është ushqim i lehtë kështu që stomaku juaj duhet të jetë aktiv gjatë kohës kur nuk keni nevojë për të. Një copë picë nuk do të bëjë dëm të madh, por kur jeni ndalur së ngrëni pas vetëm një cope?

Corn flakes

Përmbajnë sasi të mëdha të sheqernave te rafinuara dhe karbohidrateve. E gjithë kjo mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak dhe të shkaktojë lodhje para gjumit.

Nëse jeni adhurues të corn flakes, zgjidhni ato nga drithërat e papërpunuara. Ata përmbajnë sasi të vogël të sheqernave, do të përmbushin nevojën tuaj për ushqim dhe nuk do të pengojnë gjumin.

Hudhrat

Mund ta shmangi hudhrën para fjetjes me partnerin për të shmangur kundërmimin e keq. Edhe pse është e shëndetshme, hudhra është e njohur si ushqim “pikant”, për ç’arsye mund të shkaktojë djegie.

Nëse keni sistem tretës të ndjeshëm dhe shpesh keni probleme me djegiet dhe aciditetin, shmangni ushqimet djegëse (hudhrën, specin e kuq) para gjumit për të mos e trazuar stomakun.

Çokollata e zezë

Kush nuk ka qejf të hajë një copë çokollatë para shkuarjes në shtrat? Ajo shije e ëmbël u përgjigjet të gjithëve. Fatkeqësisht, nëse dëshironi gjumë kualitativ, çokollata e zezë është diçka që duhet të shmangni.

Çokollata e zezë përmban kafeinë, dhe për të është e njohur që zgjon. Përveç kësaj, çokollata e zezë përmban kompozimet, të cilat mund të përshpejtojnë rrahjet e zemrës. Nëse nuk mund të hiqni dorë nga çokollata në orët e vonshme, zgjidhja më e mirë është çokollata e bardhë.

Alkooli

Ekziston besimi që alkooli relakson dhe nxit gjumin. Kjo është pjesërisht e vërtetë, por gjumi të cilin do ta fitoni pas konsumimit të alkoolit, nuk do të jetë aq kualitativ.

Alkooli shkatërron kualitetin e gjumit, mund të shkaktojë gumë jo të qetë, zgjim gjatë natës dhe ndjenjën e gjumit të pamjaftueshëm në mëngjes. Nëse rregullisht pini alkool për të fjetur, mund ta zhvilloni varësinë nga alkooli.

Mishi i kuq

Mos e shmangi në tërësi mishin e kuq, sepse përmban sasi të madhe të hekurit dhe triptofanit, i cili nxit gjumin e mirë.

Megjithatë mishi i kuq është i pasur me proteina që kërkojnë punë intensive të sistemit tretës. Nëse mishin e kuq dëshironi ta konsumoni para gjumit, sistemi juaj tretës do ta tretë mishin gjatë pjesës më të madhe të natës dhe ju nuk do të flini mirë.