Receta e ditës/ Sallatë me quinoa dhe perime

Përbërësit:

quinoa e zier                                                    domate
kastravec
avokado
limon
qepë e kuqe
vaj ulliri

Përgatitja:

Presim në kubikë të vegjël domaten, kastravecin, avokadon dhe i përziejmë së bashku me quinoan e para përgatitur.

Në një enë hedhim lëngun e dy limonëve, pak kripë, piper, vaj ulliri, dhe i përziejmë duke krijuar një masë homogjene.

I vendosim në pjatë të gjithë këta përbërës të përzier së bashku dhe sipas dëshirës mund të shtojmë edhe qepën e kuqe të prerë në copa të vogla.