ROBI I ZOTIT…, KUR NUK KISH ZOT!

Nga: Zeqir Lushaj       

  ( Dervish Luzha me Sadik Selmanin, Gri, 1963)

 

 

Tybe n’Zotin, istikfa! Ne,

Nuk jemi besimtarë-sot,

Adikatli, ish Ai, Dervish Luzha,                                         

Robi i Zotit…, kur nuk kish Zot !             

…!

E shoh…, e shoh kudo,

Atë fotografi,

Të Dervish Luzhës,

Dhe…, baj çudi !!

Në mure dhomash,

Në kabina makinash,

Në unaza nusesh,

E kopertina librash!

-A thue, këta besimtarë,

A e patën ditë kush ish Ai ?

Ai, Jahu, me kazëm e lahutë,

Myshema-grisur me t’tutë ?

…!

Mendoj me vete:

– Ky luzhjan i çuditshëm,

S’ka qenë kurrë President,

Kryeminister…, as deputet !

…!

Si arriti aq lart, Ai,

I braktisuri nga të gjithë,

(I sfilituri rrugave !),

“I huaj”, në vend të vet?!

…Besnikëria (pa luhatje),

Në rrugën e idesë së Tij,

Besimtarin e pathyeshëm,

E bani Profet në çdo shtëpi !

…!

Eshtë…, i vetmi Njeri,

Në Globin Tokësor,

Që u vetvarros përsëgjalli,

(Tek Vorret e Shalës,

Në anë të rrugës !),

 

Simboli i Lirisë,

Kur mungonte Liria,

Fuqia Hyjnore kish emër:

-Dervishi i Luzhës !

Sot, për At’ Burrë,

Mijëra njerëz betohen,

Veçse, dijeni fort mirë,

Veprimet e jetës së Tij,

Kuuurrë…, kuuurrë, (krejt),

Nuk mund të lexohen !

…!

Servilizmi, shkatërron dynjanë,

Fenë dhe shpirtin, të gjitha anët !

Ata që ju turrën t’i këpusin kokën,

Sot, shkojnë t’ja puthin kambët (!!)

Nuk e fshehi mendimin tim,

(Frymor, i gjallë, i lirë, ateist):

-Sado që të nervozohet Profeti,

Hipokritëve, s’ju ban dot bisht !

 

-Unë, s’kam ardhë te Turbja Jote,

I dashur dajë, -drejtë po të kallxoj !      *

Kam folë me Ty, jo pak përsëgjalli,

Për sëvdekuri nuk kam ç’ka të shtoj.

…!

Tybe n’Zotin, istikfa! Ne,

Nuk jemi besimtarë-sot!

Adikatli, ish-Ai, Dervish Luzha,

Robi i Zotit…, kur nuk kish Zot !

                  ./.

           

   *Autori i kesaj vjershe, është nip në Nigegaj të Luzhës,dhe

     gjithmonë me Dervish Luzhën, ka komunikuar si, nip e dajë !

 

    (Këtë poezi e botoj në 25 vjetorin e vdekjes së babait tim, Sadik Selmanit, dhjetor 1986)

                                ./.

-Per revisten limit.al, marrë nga libri i autorit Zeqir Lushaj, “PIEDESTALI”, faqe 93-