Përdorimi i mediave sociale nga sipërmarrjet shqiptare është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, teksa ato e përdorin atë si një mjet për të forcuar imazhin, apo për të reklamuar produktet e tyre.
Në vitin 2025, rreth 86.02% e sipërmarrjeve në Shqipëri përdornin median sociale, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.
Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 63.6% dhe e katërta në Europë, pas Maltës (88.2%), Finlandës (87.6%) dhe Danimarkës (86.05%).
Edhe në Maqedoninë e Veriut përdorimi i rrjeteve sociale nga sipërmarrjet është në nivele të ngjashme me Shqipërinë (84.05%), e ndjekur nga Mali i ZI (75.2%), Bosnjë Hercegovina (66.8%) dhe më e ulëta në Serbi (56.8%). Mungojnë të dhënat për Kosovën.
Europa
Sipas Eurstat, ndërmarrjet po përpiqen të forcojnë praninë e tyre në internet duke shfrytëzuar mundësitë që ofrojnë rrjetet sociale.
Në vitin 2025, 63.57% e ndërmarrjeve në Bashkimin Europian përdornin të paktën një lloj rrjeti social, me një rritje prej 21.08 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2016.
Përdorimi i rrjeteve sociale ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin. Përqindjet më të larta u regjistruan në Malta (88.2%), Finlanda (87.59%) dhe Danimarka (86.05%), ndërsa më pak se 45% e ndërmarrjeve përdornin rrjetet sociale në Bullgaria (41.51%).
Gati 9 në 10 ndërmarrje të mëdha (89.09%) raportuan se përdornin rrjetet sociale, një nivel dukshëm më i lartë se ai i ndërmarrjeve të vogla (60.59%).
Ndër ndërmarrjet e mesme, 3 në 4 raportuan se përdornin të paktën një rrjet social në vitin 2025.
Krahasuar me vitin 2016, përdorimi i rrjeteve sociale është rritur në mënyrë të ngjashme në të gjitha kategoritë e ndërmarrjeve sipas madhësisë.
Sipas aktivitetit ekonomik, gjatë vitit 2025 më shumë se tre të katërtat e ndërmarrjeve në sektorin e informacionit dhe komunikimit (83.15%) dhe në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (78.25%) raportuan se përdornin të paktën një rrjet social.
Në të kundërt, më pak se gjysma e ndërmarrjeve në transport dhe magazinim (44.6%) dhe në ndërtim (49.97%) përdornin rrjete sociale./ Monitor.al


















