Nga Ylli Dylgjeri
Sapo mbrita.Temperatura 36 gradë. Kërkoj të parkoj. Nuk ka parkim publik, vetëm privat në Lungomare. Tabela Parking Privat më shfaqet përballë: çmimin 400 lekë, por për ty 200 lekë!
E paguaj dhe i lë çelsat e makinës.
Vazhdoj ditën…Kaloj Ujin e ftohtë. Hyj në plazhin Nimfa ….parkoj sërisht me mundim. Vjen roja i parkimit:100 lekë vëlla. Ja jap. Nuk më jep faturë. Zbres në det. Zë tre zhezlon. Çmimi: 800 lekë. Në fund, hyj në ujë…Nuk paguaj. Nuk ka çmim.
Kështu po rrjedhin orët, ditët, dhe tani po shëtis buzë bregut në Radhimë. Kaloj buzë ujit dhe kërkoj të kaloj në këmbë në një plazh tjetër.
Më del përpara një lab që rrinte ulur te një kioskë.
Ndal ! – thërret. Nuk lejohet! Kthehu mbrapa.
Zonë Ushtarake? – i them
Jo! Eshtë prona ime.
Kjo është “klima” e pritjes së turistëve.
Rroftë klima e zotit që ka dhënë diell e ujë!