OKB: Inkurajojmë Prishtinën dhe Beogradin të flasin për propozimet e bëra.
Kohët e fundit po artikulohet si opsion eventual zgjidhjeje një shkëmbim territoresh, apo sikurse e quan presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në intervista për mediat, një korrigjim i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kombet e Bashkuara inkurajojnë Prishtinën dhe Beogradin të flasin për propozimet e bëra për ndryshim kufijsh apo territoresh. Fahran Haq zëvendëszëdhënësi i shtypit të Sekretarit të Përgjithshëm tha i pyetur nga Deutsche ëelle në Nju Jork tha, se: “Nuk kemi ndonjë deklaratë zyrtare për të bërë. Por ne përkrahim çdo lloj diskutimi midis Prishtinës dhe Beogradit, që merret me çështjen e statusit të Kosovës dhe ne inkurajojmë palët që ta diskutojnë këtë çështje”.
Kombet e Bashkuara nuk janë përfshirë në këtë proces: “Nuk jemi të përfshirë në këtë fazë. Ky është një proces që drejtohet nga Bashkimi Evropian dhe ne inkurajojmë bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje”, theksoi Haq. Ai nuk bëri komene mbi deklaratat e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve. “Këto diskutime duhet t’i bëjnë palët”, tha ai.
Është kjo hera e parë që nga OKB pranohet një zgjidhje e çështjes së Kosovës që mund të prekte edhe kufijtë. Deri më sot prekja e kufijve nuk ka ekzistuar si obsion zgjidhjeje./.Aida Cama / D.W./