“Historia e Diplomacisë Shqiptare”, vendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA. Dokumenti i vitit 1922

“Historia e Diplomacisë Shqiptare” sjell këtë javë në arkivën online materialet përkatëse që flasin për përpjekjet e qeverisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA, proces që u finalizua më 28 korrik 1922.

Në korrik 1926 emërohet Ministri i parë Fuqiplotë dhe i Jashtëzakonshëm shqiptar në Uashington, Faik Konica, i cili hapi Legatën shqiptare në SHBA, dhe kreu këtë detyrë deri pak muaj pas pushtimit të Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe u nënshkruan disa marrëveshje midis dy vendeve, ku mund të veçojmë disa prej tyre si: traktati mbi njohjen e pasaportave amerikane shtetasve amerikanë me origjinë shqiptare, traktati mbi suprimimin e taksës së vizës për pasaportat shqiptare dhe amerikane të përsonave joemigrantë, traktati i arbitrazhit, traktati i miqësisë për paqen e përgjithshme, traktati i neutralitetit, traktati i ekstradimit të përsonave keqbërës, ej.

(BalkanWeb)