Ma gjej një gëzof të trashë
Sa pëllëmba e një burri,
Ma gjej, pash qumështin e nanës
O vëlla, o mik!
Po më dridhet mjekrra në këtë mesditë me diell.
Ky fundkorrik po çartet prej ngricave…
Një gëzof të trashë, bre njeri !
Përdhunshëm po “më grish” një shpellë
E thellë , e thellë,e thellë…
Ku akulli nuk shkrin asnjëherë
Ku hyn i bardhë e del i verdhë
Ku hyn i gjallë e s’del as i vdekur…
Një gëzof të trashë!
Mbi një fije të hollë,të hollë
Dita po var shpresën time të lodhur.
Heu, ku-ku!…
Viktor GJIKOLAJ – Lezhë