Sot vazhdon debati parlamentar në Kosovë për dialogun me Serbinë

Sot me fillim nga ora 10:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojnë debatin parlamentar për dialogun me Serbinë.

Në pikat e mbetura të kësaj seance janë edhe shqyrtimi i Projekligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, Projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së  pajustifikueshme dhe Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës.

Rendi i ditës:

11. Vazhdimi i debatit parlamentar për dialogun me Serbinë,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,

15. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

16. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,

17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,

18. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.