A është Hoti në Plavë-Guci…?!

Nga Imer M. Hoti – New York, SHBA

Pse heshtin partitë politike shqiptarë për tharjen e Hotit
I lindur ne Hot të Plave Gucise dhe po aty ne vendlindje mora edhe hapat e par te diturisë. I ardhur ne SHBA qe ne klasën e 7 te shkollës fillore asnjëherë nuk me ike nga mendja malli qe ndiej për ato troje.
I rritur si te gjithë te tjerët me thërrime buke ne ato troje kreshnikësh edhe pse përtej oqeanit për çdo nate jam aty ne Plave Guci dhe ne Hot, e edhe ëndrrat me te bukura ende i shoh aty.
Dora e njeriut ka bere mrekullitë e botes për te mirën e botes, por edhe dora shkatërrimtare e njeriut din edhe te shkatërroj edhe bukurit qe na i ka dhënë nëna natyre.

KERKESE PUBLIKE PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE NE PLAVE GUCI

Te nderuara kryesi te partive politike shqiptare ne Plave Guci.
Si aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan me origjinë nga Plave Gucia po ju beje Ftese dhe lutje qe publikisht te deklaroheni para popullit te Plavë Gucisë se :
A e përkrahni ndërtimin e Mini Hidrocentralit gypor ne Hot te Plave Gucisë. Nëse nuk e përkrahni këtë projekt fantazmë a kini ndërmarr ndonjë veprim ne këtë drejtim: Heshtja dhe mos deklarimi i juaj është aprovim ne heshtje i kësaj nisme famëkeqe.
Hoti dhe hotjanet janë deklaruar qartë se kundërshtojnë ashpër këtë projekt. Po ju !?
Si një bashkëvendës i juaji nga Hoti mbi Plave, një vendbanim ky i lan anash qëllimisht nga institucionet e shtetit malazias për deri sot jam i zhgënjyer ne te thirrurit e popullit, gjegjësisht përfaqësuesit shqiptar te tyre ne institucione dhe jashtë tyre se pse heshtën kaq gjate për Hotin.
Kur ishte rasti i njëjti ne Vuthaj me Mini Hidrocentralin Gypor reaguat dhe u deklaruat si subjekte politike, po ashtu edhe me rastin e Deponis ne Martinaj reaguan disa. Pse vallë heshtni për Hotin si partitë, e edhe shoqatat tona. A thua vallë nuk qenka ne sferën e influencës apo interesit tuaj, apo ndoshta për ju Hoti nuk na qenka ne Plave Guci, apo ndoshta u jeni nënshtruar atyre qe tentojnë te nënshtrojnë Hotin ne bashkëpunim me aparatin shtetëror malazias.
Hoti nuk i gjunjëzohet askujt, Hoti din te gjunjëzohet vetëm para Flamurit kombëtar si gjate historisë, por assesi nuk ju nënshtrohet apetiteve te atyre qe me dorën shkatërrimtare dëshirojnë te te prekin ne trojet tona.

https://www.facebook.com/imer.mehaj/videos/1757523830944904/