VOTIMI ME LISTAT E HAPURA E DREJTA E MOHUAR E QYTETARËVE

Diskursi politik

Është përshtypje e përgjithshme se forma e votimit e trashëguar vite me radhë  përmes lIstave të mbyllura, është konsumuar tej mase, andaj ka ardhur koha që ajo formë e votimit të ndryshohet. Duke marrë parasysh se një formë e  tillë e votimit shumë vende europiane e kanë tejkaluar duke mbeshtetur  listat e  hapura, është koha qe edhe në Mal të Zi, të veprohet në të njejtën mënyrë, konformë standardëve europiane.

Nga Nail  Draga

Ka kohë që në opinionin politik në Mal të Zi qarkullon idea e ndryshimit të ligjit zgjedhor, që ka të bëjë me ndryshimin e votimit të listave zgjedhore, nga  listat e  mbyllura siç është tash apo me lista të hapura si veprohet në disa vende demokratike europiane.

Në sajë të ligjit zgjedhor ekzistues në Mal të Zi thuhet se votuesi mund me nënshkrimin e tij të mbeshtesë një listë zgjedhore, si për zgjedhje të këshilltarit apo të deputetit. Nuk bëhët fjalë për mundësinë që qytetari mund të zgjedhë me emër e mbiemër kandidatin i cili do të mbronte interesat e tyre, pa marrë parasysh renditjen e kandidatit në listën zgjedhore.

Në Mal të Zi  nga miratimi i pluralizmit ekziston sistemi zgjedhor proporcional me lista të mbyllura, ku votuesi mund të votoj vetëm për një listë zgjedhore, duke rrumbullakuar numrin para listës zgjedhore të subjektit përkatës  të cilën ai e mbeshtet.

Listat e hapura në favor të demokracisë

Përparësia e sistemit zgjedhor me lista të hapura  është e madhe sepse   do të zvoglohej ndikimi autoritar i liderit të partisë, sepse ata në sajë të formimit të listave zgjedhore imponojnë individët e përshtatshëm  sipas shijes së tyre, të cilët në shumë raste nuk janë të pranueshëm për qytetarët. Nuk ka dilemë së zgjidhja e drejtpërdrejt nga qytetarët do të kishim një përgjegjësi më të madhe si nga deputetet dhe këshilltarët. Sepse forma e tanishme e zgjedhjës së tyre mbet pa përgjëgjësi të qytetarët, sepse ata nuk kanë votuar indvidët përkatës me emër e mbiemër por kanë  votuar listën partiake.

Për ndryshime nevoitet vullneti politik

Por, edhe pse deri më tash në forume të ndryshme qoftë nga  shoqëria civile, apo subjektet politike të opozitës, kjo çështje është trajtuar si obligim për të ndryshuar ligjin zgjedhor, realisht asnjëher nuk është trajtuar me qasje serioze nga shumica parlamentare. Nga një qendrim i tillë  indiferent jep për të kuptuar se ata realisht nuk janë për ndryshimin e ligjit zgjedhor ekzistues, por kohë pas kohe deklarohen se edhe ata janë për ndryshime, varësisht prej kontakteve me përfaqësuesit  e ndryshem të vendeve europiane. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse ligji ekzistues me lista të mbyllura që më saktë është të quhen lista partiake, i konvenon shumicës sepse në këtë mënyrë mundet më lehtë të kotrollojë situatën brenda partisë. Fjala është  për pershtatshmërinë e individëve pa marrë parasysh përgatitjen e tyre profesionale dhe meritokracinë partiake e vlerat e përgjithshme shoqërore.

Pikërisht këtu edhe qendron problemi sepse listat e hapura i japin mundësi qytetarit votues të votoj kandidatin që ai e dëshiron pavarësisht se ku gjindet ai në listen partiake. Pra votuesit i jepen dy mundësi që përveç listës partiake të votoj kandidatin që ai e vlerëson, duke kriuar besueshmeri në sistemin zgjedhor, përkatësisht duke avancuar demokracinë e brendshme partiake. Madje një votim i tillë jep mundësi që kandidati më i votuar të jetë jo në pjesën e sipërme të listës zgjedhore por të jetë diku në mes apo më poshtë, por të votohet më tepër se disa të tjerë që janë më lartë në listë.

Demokratizimi i sistemit zgjedhor    

Nuk ka dilemë së një veprim i tillë do të dëshmonte demokratizimin e sistemit zgjedhor, përkatësisht  lirinë qytetare dhe vlerësimin për kandidatin përkatës, si përfaqësues i denjë i mjedisit të  elektoratit votrues.

Po ashtu një veprim i tillë do të eliminonte dilemat edhe të vet subjekti politik, përkatësisht të udhëheqësja e tyre, duke dëshmuar në mënyrë transparente kandidatë më të pranueshëm për elektoratin votues. Por, duhet cekur se  një veprim i tillë do të vente në sprovë edhe udhëheqësit partiakë, të cilët shumë herë abuzojnë me qendrimin autoritar, duke iu servirur elektoratit listën sipas shijës së tyre e jo ate sipas meritokracisë e profesionalizmit. Rastet e tilla janë të shumta që është dëshmuar shumë herë në zgjedhjet nga miratimi i pluralizmit.

Infektimi i klasës politike

Edhe pse shumë kush ka  menduar se në pluralizëm nuk duhet të ndodhin gjëra sikurse në monizëm, për fat të keq, shumë çka është identike, nga del se mentaliteti monist ka infektuar klasën politike që ende vuan nga një virus i tillë.  Nuk kemi si të themi ndryshe, kur mediokrit kandidohen në listat partiake  për këshilltar, të cilët  jo së nuk kanë dëshmuar rolin e tyre, por e kundërta kanë qenë qesharak dhe të dëmshëm për subjektin përkatës. Dhe s’ka si të jetë ndryshe kur kemi pasur raste tipike në  parlamentin lokal në Ulqin në te kaluarën  kur gjatë tërë  mandatit këshilltari  nuk ka diskutuar fare, pa e shfletuar dhe analizuar  materialin përkatës për çështje të ndryshme në nivel të komunës, nga del se aty është gjëndur në mënyrë aksidentale. Personat e tillë qofshin këshilltarë apo deputet ka kohë që në mënyrë metaforike cilësohën si “fotografia pa ton” duke mbetur anonimus për mjedisin përkatës.

Ndërsa nga ana tjetër indvidë të përgatitur  dhe të dëshmuar profesionalisht kanë mbetur jashtë, sepse ashtu ka vendosur kryetari përkatësisht udhëheqja e  partisë sipas shijes së tyre. Dhe për të ndryshuar gjendjen ekzistuese ndryshimi i ligjit zgjedhor për të votuar përmes listave të hapura, jep mundësi për eliminimin e defekteve të tilla në nivel lokal e ate shtetëror.

Votimi preferencial në shumicën e vendeve europiane

Në shumicën e vendeve  europiane në përdorim janë listat e hapura, të cilat ofrojnë mundësi të votimit preferencial për kandidat të veçantë brenda listës zgjedhore. Këtë model  të votimit e kanë Kroacia,BeH, Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Finlanda, Greqia, Holanda, Irlanda, Italia, Qipro, Letonia, Lituania,Luksemburgu, Malta, Gjermania, Polonia,Sllovakia,Sllovenia,  dhe Suedia. Përjashtim bën Estonia, sepse shfrytëzohet kombinimi i listave të hapura dhe të mbyllura. Një votim i tillë edhe në Mal të Zi pa dyshim se  do të ndikonte dukshëm në zvoglimin e korrupcionit politik ndërsa qytetarët do të ishin të lidhur drejpërdrejt më përfaqësuesit e zgjedhur qoftë për parlamentin lokal apo ate shtetëror.

Përfundim

Të votohet lista partiake apo individët në listë mbetet çështje për diskutim në ndryshimin e ligjit zgjedhor, duke i dhënë mundësi qytetarit të votojë kandidatin që e vlerëson e jo ate të imponuar nga lista partiake. Ndryshimi i qasjës në këtë aspekt duhet të jetë në favor të demokracisë dhe ligjit zgjedhor, sepse konceptet e deritashme në shumë aspekte janë të demoduara, andaj ka ardhur koha për ndryshime cilësore në këtë drejtim.Nuk ka dilemë se me vendosjen e listave të hapura do të ishim   një hap para në  demokratizimin e procesit  zgjedhor duke ofruar imazhin e demokracisë europiane  në Mal të Zi.

(Korrik, 2018)