Rihanna është shpallur si artistja e parë femër që ka kaluar 200 bilionë dëgjime në të gjithë botën në Apple Music, por ky nuk është suksesi i vetëm i saj pasi Asociacioni Amerikan i Industrisë së Regjistrimeve (RIIA) e vlerësoi atë si artistja më e çertifikuar për këngët dixhitale, me mbi 124 milionë njësi të çertifikuara. Këto e bëjnë atë artisten më të dëgjuar sipas RIAA, duke lënë prapa Taylor Swift (108.5 milionë) dhe Eminem (107.5 milionë).
Pas këtij vlerësimi Rihanna në llogarinë e saj në Instagram u shpreh se: “Jam mirënjohëse për këtë nder! Faleminderit Zot, dhe falenderoj fansat e përkrahësit e mi që më shtynë para në këtë proces. @riaa_awards faleminderit për këtë mirënjohje për karrierën time” ….”
Vetëm këtë muaj Rihanna arriti që të fitojë çertifikimin për këngët “Stay” (7 herë platinum), “Love on the Brain” (3 herë platinum) dhe “Desperado” (platinum).