Receta e ditës/Petulla me çokokrem

Përbërësit:

3 kokrra vezë
270 ml ujë
50 g sheqer
65 g gjalp
20 ml lëng limoni
170 g miell

Përgatitja:

Në fillim uji dhe sheqeri bashkë me gjalpin vendosen të ziejnë dhe më pas i shtojmë lëngun e limonit.
Shtojmë miellin dhe me ndihmën e lugës së drurit e përziejmë miellin derisa të shkëputet nga tenxherja e të piqet me yndyrën.
Brumin e krijuar e hapim pak dhe i shtojmë vezët një nga një.
Në përfundim brumi merr një ngjyrë të verdhë dhe në këtë mënyrë janë gati të bëhen petullat.
I japim formë brumit me ndihmën e dy lugëve dhe i skuqim në vaj të nxehtë sa të marrin ngjyrë kafe.
Në një shiringë kuzhine hedhim çokokrem dhe i mbushim petullat nga brenda.
Serviren sipër me sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë!