MREKULLI ALPESH

Nga Gjon Markokaj

BUKURI MES MREKULLIVE

 

Kater KORRIK 2018;

gëzim e këngë në logun e VRANËS

shpërthejnë tingujt si “orkestra e dazmës”…,

Bukurinë e apin malet. Shungullojnë lugjet e Kakisë

— këngë popullore e lodra mahishë.

 

Ushqime e pije si me kënë dazëm

Këndojnë dhe zanat në “Derzat të SHALËS”

Bashkojnë zanin me djemtë e gurit

I këndojnë lavdi Nikaj – Merturit

 

BESNIK DUSHAJ Kryetari i Bashkisë Tropojë

E mërr fjalen në Log të Kuvëndit; si e don e mira e vëndit:

Këtu, në patkoin e KAKISË  në VRANËN E EPËRME sot po çelim sezionin turistik malor për Tropojën…,

Të dashur motra dhe vëllezër, të Nikaj – Merturit, të BASHKISË TROPOJË!

Sot kemi dhe nji sihariq të ëndrruar prej shumë kohësh

Kemi nisë rrugën e makinës: Vranë – Curraj Epër.

Ne së bashku e askush tjetër — e bëjmë realitet ëndrren e vjetër.

Të gjithë ndigjuan e u gëzuan në shpirtë se ky sihariq shumë kohë është pritë !

Rrugën e shikuem, ishte nisë, ajo rrugë aqë shumë ishtë pritë, sa me thënë, s’ na besojnë sytë…!

Në Log të Kuvëndit në “sofer të zanave” folen burrat për ket ËNDERR.

Kët sihariq të vertetë, e tha Profekt i Qarkut të Kuksit

z.  ZENEL  KUÇANA

Këto janë vënde me bukuri të rrallë; për turizëm Zoti i ka falë. Ne Vitin tjetër e çelim sezonin turistik në Curraj Epër

Gjimuen lugjet prej duartrokitjeve edhe thëllëzat “rrehen shplakë”. Ortiqet e borës dhanë freski. “Orë e zana e shtozovalle”, në çdo qafë; këtijë SIHARIQI i kënduan uratë !

Kjo që u tha, s’ është ënderr; është e VERTETË

Ruga do të shkojnë deri në QERESH !!

Vitin tjetër për të gjithë ne; në Curraj të Epër me rrugë makine  të re !!

Bjeshkët tona të gjitha buzëqeshin

Atëherë turizmi malorë mundësohet; ai arrihet në çdo cep: Vera e freskët në alpe kalohet; bukuri mes mrekullive…,

— Bjeshkët tona, s’ mbetën të virgjëra…,

Çdo turist mundet m’ ikapë:

— Nga Ershelli në Lugun e Ndermanjës

Në Kaki, Bosh e Vashqefën

Në Lugbat, Qukbukur e Lpjeshë…,

— Nga Zhaborja e në Majen e Hekurave