Nga Faton BISLIMI
Nder i jashtëzakonshëm të isha sot pjesëmarrës në dëgjimin kongresional për NATO-n në Komitetin për Marrëdhënje me Jashtë të Senatit të SHBA-ve, ku u folë edhe për Kosovën.
Privilegj të takoja e të bisedoja edhe me Gjeneralin Doug Lute, ish-Ambasador i SHBA-ve në NATO dhe Këshilltar Special në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë në Administratën e Presidentit Bush dhe atë të Obama-s.
Amb. Lute potencoi se “NATO është në Kosovë për të qëndruar dhe për ta siguruar paqën aty me përkushtim kundrejt çfarëdo kërcënimi eventual qoftë edhe nga fqinji i saj verior.”
Po ashtu ishte inkurajuese edhe deklarata e Senatorës Jeane Shaheen, Kryetare e Nënkomitetit për Evropë në Senat, se “Serbia duhet të përmirësojë sjelljet” sidomos karshi Kosovës.
Është jetike për Kosovën që të angazhohet maksimalisht në procesin e rrugëtimit drejt anëtarësimit në NATO. Besoj fuqishëm se me përkrahjen e miqëve tanë në Washington, DC, ne mund t’ia dalim. Na duhet më shumë veprim pragmatik dhe përkushtim dinjitoz. NATO ishte shpëtimi ynë kombëtar më 1999 dhe sot është rruga e vetme e sigurisë dhe avansimit si shtet i pavarur e sovran.