Nga prof. dr. Zymer UJKANI – Prishtinë

Presidentja e Republikӫs sӫ Kosovӫs, Vjosa Osmani, dekoroi akad. prof. dr. Mark Tirtӫn me dekoratӫn Medalje Presidenciale e Meritave. Ajo iu dorӫzua nӫ Ambasadӫn e Kosovӫs nӫ Tiranӫ, nga Skӫnder Durmishi, ambasador, mӫ 25 janar 2024. Tӫ pranishӫm qenӫ: akad. Skӫnder Gjinushi, kryetar i Akademisӫ sӫ Shkencave, akad. Vasil Tole, prof. dr. Afӫrdita Onuzi, gjenerali mirditor Dedӫ Prenga, studiuesi nga Nikajt, dr. sc. Mark Palnikaj, inxh. Shko­dran Dashamir Uruҫi me kreun e Kuvendit Ko­mbӫtar, prof. Mehmet Bardhi me grupin nga Ulqini, piktori nga Mirdita, Pjetӫr Marku, historiani mirditor dr. sc. Nikollӫ Loka dhe tӫ tjerӫ.

Hulumtuesi i njohur Mark Tirta është ndër të rrallët e albanologjisë që mbi gjashtë dekada mori pjesë në ekspedita kërkimore-shkencore, ekipore dhe indi­vi­duale në të gjitha viset shqiptare në Ballkan: nga fushat etnografi: rite, do­ke, e drejtë dokësore, mite, kulte, demonologji; veshje popullore të krahinave të ndry­shme; fol­klor e gjuhësi, si­do­mos nëmbledhjen e fjalëve të rralla, të toponimeve e të an­tro­po­nimeve, si dhe në fushën e historisë e tëarkeologjisë, duke gjurmuar vend­ba­nime të vjetra, va­rre e mbishkrime.

Etnologu Mark Tirta është studiuesi ynë i madh që hartoi etnologjinë e për­gjith­shme, shkroi etno­­lo­gjinë e shqi­p­ta­rë­ve me te gjitha veçoritë ko­mbë­tare dhe proje­ktoi periodizimin e saj, që nga lashtësia ilire, Mesjeta, peri­u­dha osmane, per­iudha e shtet­­pa­sha­llëqeve shqip­tare, periudha e Rilindjes Ko­mbë­ta­re, periudha e Pava­rë­s­isë, si dhe peri­udha pas Luftës së Dytë Botërore.

Mitologu Mark Tirta ka kurorëzuar punën e tij të gjatë mbi gjysmë shekulli në lëmin mitologjisëndër shqiptarë, si trashëgimi nga të parët, vijimësi e traditës ilire për mitet, vlerë e madhe me tipare etnike, pasuri etnokulturore e popullit shqiptar. Ai ka hartuar mo­no­gra­fi­në e parë të këtij lloji ndër ne, ku ka shqyrtuar me përkushtim të madh sidomos mitet, ritet, kultet, po edhe qeniet mitike, de­mo­nët, po edheheronjtë le­gje­ndarë të kulturës pop­ull­o­re: Çeto Bashe Muji, Sokol Halil Aga, Gjergj Elez Alia, si edhe toponimet mitike, që janë me interes ja­shtë­za­konisht të madh për folkloristikën shqiptare, sidomos për epi­ko­lo­gjinë.

Studiuesi Mark Tirta solli për herë të parë nëstudimet albanologjike një sintezë mba­rë­shqiptare për mi­g­ri­met në aspektin etnologjik, duke përfunduar se lëvizjet mig­ruese krijuan komunikim shoqëror ndër­kra­hinor, ndihmuan përgjithësimin kombëtar tëshumë elementëve kul­tu­rorë tradicionalë e krahinorë, u bënë mbështetje e fuqi­shme e zhvillimit të procesit historik ko­mb­ëtar, por migrimet e jashtme sollën ngu­sh­tim etnik të trojeve shqi­ptare, çrregullime de­mo­gra­fike, dëmtime të forcave nje­rëz­ore, të traditave kul­tu­rore, kombëtare e krahinore, shkëputje përgjithmonë nga tru­alli amëtar, të shpërndarë nëGreqi, Rumani, Bullgari, Turqi, Egjipt, Amerikë, Argjentinë, Australi, Meksikë, Brazil, Ukrainë, Rusi, e si­do­m­os në Turqi. Dijetari Mark Tirta sintetizoi ligjin dokësor shqiptar, duke e cilësuar si dëshmi e aft­ësive krijuese kombëtare në fushën juridike, me veçori të rralla, siç janë : ba­ra­zia, liria, atd­h­etarizmi, nderi, burrëria, besa, mikpritja, ndihma, vlera etno­kul­tu­rore për luftë kundër pu­sh­tuesve dhe keqbërësve, për mbrojtjen e kulturës etnike, si pjesë e historisë së qytetrimit shqiptar dhe monument kulture për studiuesit.

Profesori universitar Mark Tirta ligjëroi me shumë sukses lëndët mësimore: Etno­lo­gjia, Etnologjia e Ball­ka­nit dhe Etnologjia e Mesdheut, nëUnive­rsi­tetin e Tiranës dhe në Universitetin e Prishtinës, duke dëshmuar profesionalizëm tëshkallës së lartë të një pedagogu me veti të jashtëzakonshme përafruese me studentët e tij, ashtu edhe me kolegët e punës. Kumtuesi akad. prof. dr. Mark Trita nderoi me dinjitet të madh shkencor e kombëtar albanologjinë dhe studimet albanologjike, sidomos jashtë vendit, me kumtesa në simpoziume, konferenca e kongrese ndërkombëtare, duke e shpalosur dijen e tij të çmuar alba­no­lo­gjike dhe duke e mbrojtur me guxim e krenari të vërtetën dhe vlerat e mëdha të etnokulturës shqiptare.

Me veprat e botuara, akad. prof. dr. Mark Tirta ka ngritur një monument të lartë për etno­kul­turën shqi­p­tare: Mi­tologji e besime ndër shqiptarë(1973), Mi­rdita, njohuri për ve­nd­lindjen (ba­sh­ka­ut­or), (1999), Mi­grime të Shqiptarëve te brendshme dhe jashte atdheut (1999), Vesh­jet popullore shqiptare,1, (ba­shkautor), (1998), Veshjet popu­llo­­re shqi­­ptare, 2, ba­sh­kautor, (20­01­)­, Veshjet popullore shqip­ta­­re, 4, ba­shka­utor, (2009), Etno­lo­gjia e Për­­gji­th­sh­me (2001, 2008), Et­no­logjia e Shqip­ta­rë­ve(2003, 2006), Mitologjia ndër Shqiptarë (2004),Mjeshtëria e kër­kimit shkencor në etno­lo­gji (2006),Panteoni e simbolika, doke e kode (2007), Lëvizje migruese të bre­ndshme të popullsisë shqi­p­ta­re(2009), Etnokultura shqiptare. Ligji do­kësor (2016). Ka botuar mbi 400 njësi bib­lio­grafike, brenda e jashtë vendit, nga fushat: etno­lo­gji e përgjithshme, etnologji e Mesdheut, etno­logji e Ballkanit, etnologji e shqiptarëve, mito­lo­gji, demonologji, rite, doke, e drejtë dokë­sore, mig­ri­me, de­mo­grafi, veshje popullore, fol­klo­ri­s­tikë, epikologji, histori, akre­o­lo­gji, kul­turë ilire, gjuhësi, onomastikë, teknikë dhe meto­do­lo­gji e kërkimit shkencor.

Pro­po­zi­min tim, me arsyetim tӫ hollӫsishӫm, e kanӫ pӫr­­kra­hur me nӫ­nshkrimet e veta studiues të Akademisë së Shkencave të Shqi­përisë, të In­s­ti­tutit të Antro­pologjisë Kul­tu­rore dhe të Stud­imit të Artit, Tiranë, të Ins­ti­tutit Al­ba­no­lo­gjik të Prishtinës, si dhe disa sudiu­es nga ins­titu­ci­one të tjera nga Tira­na, Du­rrësi, Shkupi e Ul­qi­ni: akad. prof. dr. Shaban Sinani, prof. dr. Afërdita Onuzi, prof. dr. Nebi Bardhoshi, prof. asoc. dr. Mikaela Minga, dr. sc. Mark Pa­lnikaj, prof. dr. Ne­vi­la Ni­ka, prof. dr. Ze­q­irja Neziri, prof. dr. Izaim Murtezani, prof. Mehmet Bardhi, prof. dr. Lush Culaj, prof. asoc. dr. Bashkim Lajçi, prof. as­oc. dr. Lu­mnije Kadriu, prof. asoc. dr. Albin Sadiku, dr. sc. Ma­njola Xhaferi, dr. sc. Nikollë Loka.