Me atë të realizuar nga Ignashevich kundër Spanjës, kemi shkuar në 10. Një rekord i ri për një Botëror. Golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës është pa dyshim… autogoli.
As duke mbledhur golat e Kane dhe Cristiano Ronaldo nuk arrihet të barazohet numri i autogolave. Bëhet fjalë për një rekord absolut, duke marrë parasysh se është dyfishuar ai i mëparshmi.
Me një mesatare të tillë, autogolat e këtij Botërori mund të arrijnë në 12. Brazil 2014, gjithsesi, mund të krenohet për rastin më të veçantë të historisë së botërorëve. Në fakt, goli i parë i atij kompeticioni ka qenë një autogol i realizuar nga vendasit (Marcelo).