Mbledhja e dy Qeverive në Gjakovë! Zbardhen MARRËVESHJET që do të firmosen dhe AXHENDA! Kurti dhe Rama ‘kokë më kokë’

TIRANË– Zbardhen marrëveshjet që do të firmosen dhe axhenda e ditës së nesërme në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, e cila do të mbahet ditën e nesërme në Gjakovë.

Siç mund të shihet marrëveshjet që priten të firmosen përfshijnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë së dy vendeve.

MARRËVESHJET:

  1. Memorandum  mirëkuptimi për parandalimine eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit
  2. Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
  3. Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore
  4. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare
  5. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)
  6. MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””
  7. Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve
  8. Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
  9. Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore
  10. Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve
  11. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit
  12. Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT
  13. Marrëveshje Teknike në lidhje me “Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”
  14. Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me “Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të
    mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të Republikës së Kosovës dhe Republikës së
    Shqipërisë”.

AXHENDA:

  • Takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend.
  • Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë-Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë. Për në ora 12:40 është paraparë fotoja e përbashkët. Në ora 12:45 në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu” do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.
  • Konferenca e përbashkët për media e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama do të mbahet në ora 13:15, po në këtë teatër. Në kuadër të agjendës përfshihen edhe homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës, në ora 13:45.
  • Në ora 14:00 dreka zyrtare, tek restaurant “Hani i Haraçisë”, ndërsa në ora 16:00, takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare./Limit.al