Drafti i Ramës për Asociacionin në Kosovë, reagon Vuçiç

SERBI– Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pavarësisht se u shpreh se e respekton dhe vlerëson kryeministrin Edi Rama tha se drafti i propozuar prej tij për Asosacionin nuk mund të merret parasysh. Sipas tij as Rama dhe as Albin Kurti nuk kanë të drejtë të bëjnë një propozim për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe

Gjatë një interviste për Reuters, lideri serb ripërsëriti se të drejtën e propozimit të këtij statuti e ka vetëm ekipit menaxhues, për të cilin është rënë dakord më herët, i përbërë nga serbët.

Aleksandër Vuçiç: Kur dëgjoni që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për Asociacionin e komunave serbe, asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë propozime. Ai propozim duhet të bëhet nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët./Limit.al