Një hartë e krijuar për më pak se çerekun e gjithë dyshemesë së oqeanit ka ngritur qindra pikëpyetje për mbretërinë nënujore.
Male të lashta të krijuara nga vullkanet nënujore lartësohen mijëra metra në errësirë duke përbërë rrezik për nëndetëset.
Një ekip shkencëtarësh në Kaliforni, i drejtuar nga Julie Gevorgian ka zbuluar më shumë se 19.000 male nënujore duke përdorur një mori të dhënash satelitore.
Gjetja e kaq shumë majave nënujore që ndodhen nën sipërfaqen e oqeanit “është e pabesueshme për t’u menduar”, u shpreh Gevorgian. “Sidomos kur kupton sa të mëdha janë dhe se si ishin krejtësisht të panjohura më parë”.
Malet nënujore janë krijuar nga aktiviteti vullkanik dhe janë nga 3-10 km të lartë. Janë shumë të dallueshëm nga pajisjet detektuese, por vetëm nëse një anije kalon pranë tyre.
Malet më të ulëta se 2 km janë më të vështirë për t’u gjetur, edhe pse formohen në kreshtat e mesit të oqeanit ku magma shtyn koren e hollë dhe të çarë të Tokës.
Të dhënat e reja satelitore shtuan 19.325 male nënujore në listë nga 24.643 që njiheshin më parë duke e çuar numrin total të tyre në 43.454.