Gati projekti i rrugëve të së ardhmes. Bëhet fjalë për transformimin e autostradave ekzistuese me materiale superpërçuese poshtë mantelit të asfaltit, në mënyrë që udhëtimet të jenë shumë më të shpejta, ku përllogaritet një rrugëtim prej 600 km/orë.

Ftohja e këtyre materialeve do të realizohet me hidrogjen të lëngshëm, që mund të shërbejë si sistem akumulimi dhe transporti të energjisë elektrike me zero humbje.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Apl Energy”. Ky studim është fryt i bashkëpunimit mes disa universiteteve amerikane dhe gjermane dhe projekti pilot mendohet të realizohet në një distancë të shkurtër fillimisht, pikërisht rruga Houston-Austin në SHBA, shpjegojnë autorët, të cilët e kanë krijuar tashmë modelin në shkallë.

Ky projekt parashikon që magneti të vendoset tek mjetet, ndërsa superpërçuesit do të instalohen në rrugë, ndryshe nga një projekt paraprak i propozuar nga inxhinierët që parashikonte vendosjen e magnetit në asfalt.

Është më i realizueshëm sipas tyre, por njëkohësisht është edhe shumë herë më pak i kushtueshëm.