SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është nisur drejt Brukselit ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në takimin mes dy liderëve pritet që të diskutohet çështja e të zhdukurve dhe draft-statutit i Asosacionit.
Por para takimit Vuçiç ka zgjedhur që t’i dëergojë një ‘’mesazh’’ paraprak Kurtit nga avioni. Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale lideri serb shprehet se po zhvillon një betejë të ashpër me Kurtin dhe ndihmësit e tij, Azem Vllasi dhe deputetin shqiptar Shaip Kamberi, duke u shprehur se ata kanë bërë propagandë kundër Serbisë.
Aleksandwr Vuçiç: Tash e disa ditë, veçmas dje dhe sot Albin Kurti është duke bërë propagandë kundër Serbisë në mënyrë brutale dhe të ndyrë, bashkë me ndihmësit e tij. Janë inkuadruar të gjithë, nga Shaip Kamberi, Azem Vllasi. Të gjithë analistë, politikanë, po e kërvcënojnë Serbinë, po i rikujtojnë disa ditë të vjetra, flasin se si kanë luftuar për liri, po harrojnë se pikërisht serbët ishin ata që kanë luftuar për liri, jo vetëm kundër terroristëve por edhe kundër agresorit NATO. Siç tha ai gjaku i Oliverit nuk do të kthehet, gjaku i Oliverit për liri nuk do të kthehet dhe nuk guxon të harrohet. Do ta kem parasysh këtë sonte. Rroftë Serbia, nuk ka dorëzim.
Po ashtu ai tha se ky do të jetë një proces i vështirë, pasi sipas tij Perëndimi është kundër Serbisë.
Aleksandër Vuçiç: Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim. Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, tha Vuçiç, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht.
Takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç do të fillojë në orën 18:00. Në axhendë janë dy çëshjte, të pagjeturit dhe Asosacioni i komunave me shumicë serbe. Ky do të jetë takimi i parë mes Vuçiç dhe Kurtit pasi arritën një marrëveshje në Ohër më 18 mars./Limit.al