VIDEO-SKANDAL në Tetovë/ Mjeku bën ‘ndeshje’ live në Tik Tok në sallën e lindjes, nxjerr nënat shtatzanë

TETOVË– Një ngjarje e rëndë në kufijtë e një skandali të vërtetë është regjistruar në Spitalin Gjinekologjik të Tetovës ku një nga mjekët ka xhiruar gratë në një nga salat e lindjes duke i nxjerrë edhe live në rrjetin social në TikTok teksa bënte një “ndeshje” me një person tjetër.  Në video dëgjohen gratë që bërtarin nga dhimbjet.

“Doktori nga Tetova del live në sallën e gjinekologjisë dhe pa pikë turpi i shfaq trupin dhe fytyrat gravenë gjendje tmerruese, ky duhet dënuar. Kjo nuk tolerohet,“-shkruhet në videon që kanë xhiruar ndjekësit.

 

Siç shihet dhe në pamjet +18 të xhiruar nga një nga ndjekësit në internet doktori pa kurrfarë problem vijon ndeshjen ‘Live’ në orarin e punës dhe duke nxjerrë dhe gratë që ishin aty për të marrë kujdesin e tij.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar ashpër drejtori i Spitalit të Gjinekologjisë Pëllumb Vela. Ai tha se e dënon rastin dhe se pret që organet e rendit ta zgjidhin këtë çështje sa më shpejt.

Pëllumb VelaSi drejtor edhe për të paraqitur rastin dhe me organet e rendit do të zgjidhim këtë çështje, sa më shpejt të jetë e mundshme. Kjo ngjarje nuk është e kuptueshme për ne dhe e dënojmë çdo sjellje joorofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve.

Kjo ngjarje e turpshme prek akoma më shumë opionion piublik pasi pak ditë më parë një i porsalindur ndërroi jetë pak pas lindjes për shkak të paaftësisë dhe joprofesionalizmit të mjekëve në spitalin e Manastirit./Limit.al