Princ Harry dhe Meghan Markle drejt divorcit?

Ekspertët e komunikimit në Britani thonë se Meghan Markle dhe princ Harry mund të divorcohen brenda pak muajsh. Lajmi vjen menjëherë pasi Harry konfirmoi se do të jetë i pranishëm i vetëm në kurorëzimin e mbretit Charles.

Ky i fundit thuhet se ka mbetur i pakënaqur nga vendimi i Meghan, e cila ishte e pranishme për herë të fundit në nderimet që iu bënë mbretëreshës pas vdekjes.

Por aktorja duket se ka hatërmbetje me vjehrrin e saj dhe ka vendosur të qëndrojë me fëmijët, pasi djali i saj Archi ka ditëlindjen nē të njëjtën ditë me kurorëzimin.
Kjo ka nxitur thashethemet se edhe mes çiftit gjërat nuk po shkojnë aq mirë, madje sipas disa zërave Meghan do të divorcohet brenda 18 muajve me Harryn.

“In Touch Weekly” ka disa ditë që raporton se çifti tashmë ka vendosur të ndahet. Meghan Markle mendon se për shkak të librit të Princit Harry, ajo humbi mundësinë për të fituar miliona dollarë. thuhet se ajo e kishte informuar për qëllimin e saj për t’u divorcuar menjëherë pas fronëzimit të mbretit Charles. Nuk janë të paktë ata që e shohin çiftin e dashur në prag të ndarjes pas autobiografisë së Princit Harry.

Përmendja e përdorimit të substancave nga princi Harry në autobiografinë e tij të bujshme “Spare” thuhet se ka dobësuar, nëse jo eliminuar, çdo mundësi që ata të përfshihen në politikë. Kjo mund të ketë qenë pika e fundit për Meghan Markle.

Ajo nuk e pa karrierën e saj të ngrihej dhe marrëdhëniet e saj me familjen mbretërore u kthyen në një luftë të pamëshirshme. Ndërkohë shumë persona të njohur që i kanë mbështetur në “revolucionin” e tyre po largohen nga çifti. /Limit.al