Nga Muharrem Xhafa
“Jeta ime me Enverin” (në dy vëllime) eshtë shkruar nga Nexhmije Hoxha në qelitë e burgut të borgjezisë.
Libri ngjan me një “enciklopedi” dhe, mendoj, duhet lexuar nga të gjithë komunistët, po edhe nga veteranët e shqiptarët patriotë. Sa herë i jam kthyer për ta lexuar, si këto ditë, aq herë kam kuptuar më plotë ide, qëndrime, zgjidhje etj. të PPSH-së (PKSH) gjatë epokës se Enverit, LANÇ-it e socializmit! Njeherësh kam thënë se Nexhmija kishte të drejtë kur më shkruante në dedikimin e vëllimit të parë (pastaj të dytë) :
“Shokut Muharrem Xhafa, i dhuroj këtë libër me kujtime për Enverin, ku do të njohë (problemet) më gjërë nga kuadri zyrtar, me besimin se Partia e Punës do të ngrejë përsëri lart flamurin e PKSH a PPSH, që themeloi Enveri dhe udhëhoqi për afro 45 vjet. Nexhmije Hoxha
Nëntor 1998”.
Më 24 qershor, 2018