Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin herojtë e Zvicrës në takimin që këta të fundit arritën përballë Serbisë, takim ky i vlefshëm për Grupin E të Kupës së Botës.
Festimet me shqiponjë të dy lojtarëve tërbuan tifozët serb, ndërkohë që Federata Serbe e Futbollit njoftohet se është ankuar pranë FIFA- s për flamurin e Kosovës që zbukuroi një nga atletët e Shaqirit.
“Ishte një provokim, ne ishim duke luajtur kundër Zvicrës dhe jo Kosovës,”– tha Jovan Surbatoviç për televizionin shtetëror “RTS”.