Sot në një vizitë në Malësinë e Gjakovës

Nga Harry BAJRAKTARI

Unë me Rrustem Gecajn, dajën tim, sot patëm rast ta vizitojmë Malësinë e Gjkovës, ku përzemërsisht e me bujarinë tradcionale të kësaj ane u pritëm nga Kryetari i Bahkisë së Tropojës z. Besnik Dushaj, deputetët e Kuvendeit të Republikës së Shqipërisë: z. Isuf Çelaj dhe znj. Rudina Hajdari si dhe nga z. Rasim Hasanaj.
Në këtë pritje të përzemërt biseduam për mundësitë e zhvillimit të Malësisë së Gjakovës.
Në fund të kësaj vizite ditore, ku ishim me mikpritësit e respektuar, i bëmë një vizitë Shtatorës së Heroit Kombëtar të Demokracisë, Azem Hajdarit, e cila është vendosur në qytetin Bajram Curr. Për ne kjo ishte një ditë e jashtëzakonshme dhe e paharruar.
Me këtë rast falenderoj z. Besnik Dushaj dhe të gjithë të tjerët që na ofruan këtë kënaqësi.